19
Sh, G
2658 New Articles

TE TJERA

Grid List

Ismail Morina me shumë mundësi do të ekstradohet në Serbi. Gjykata e Shkallës së parë të  Dubrovnikut ka vendosur të ekstradojë të ashtuquajturin Ballisti, pavarësisht se dosja e tij u mos përsipër nga autoritetet gjyqësore të rishqyrtohej nga e para.

Plot 2000 shtetas shqiptarë janë deportuar nga Gjermania përgjatë gjysmës së parë të vitit 2017 pas refuzimit të kërkesës për azil.

Pas sulmit terrorist të ndodhur në Barcelonë pasditen e kësaj të enjteje

Surprizon kryebashkiakja, e cila ka ndjekur të plotë ndeshjen dhe në fund të saj ka dhënë më shumë garanci financiare për kuqeblutë

Gaspër Marku

Vllaznia ka luajtur të mërkurën ndeshjen miqësore me pukjanët e një kategorie më poshtë.

Skënderbe i Madh në Zagreb, pavarësisht një fundi të hidhur. 

Dy të mitur janë mbytur sot pasdite në liqenin e Shkodrës, ndërsa kishin dalë me miqtë e tyre duke lundruar mbi një varkë.

Shkodër Tenton te kryej marrëdhënie seksuale me forcë me një shtetase të mitur, arrestohet nga Policia.

Më datë 15.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Besim M, 19 vjeç, banues në Lezhë,

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja A. K,15 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, ka bërë kallzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me forcë në plazh në Velipojë Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 101 e 22 i Kodit Penal.

Plot 39 shtetasve nuk janë lejuar të udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit pasi kanë pasur dyshime se do të kalonin kufirin për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rastet e personave të paraqitur pranë poliklinikës së qytetit, ku kërkohen konsulta pranë neuropsikiatrit Gjon Preçi. Mjeku tregon se moshat delikate që nuk duhet të qëndrojnë të ekspozuar nga rrezet e diellit janë të vegjëlit dhe personat e moshuar.

 

Të shmangen qëndrimet e shumta në diell për të gjitha moshat, përdorimi i lëngjeve apo modifikimi i dozave të medikamenteve për personat që trajtohen pranë psikiatrit janë disa nga rekomandimet e mjekëve.

 

Ndryshimi i klimës ka efekte të mëdha dhe të habitshme njëkohësisht në shëndetin mendor thonë mjekët. Këta të fundit rekomandojnë kujdes të veçantë sidomos gjatë periudhës 

Ne ditet e te veres, ku alternative e vetme per tu larguar nga i nxehti pervelues mbetet larja ne plazh mjeket e zemres rekomandojne kujdes te vecante. Kardiologu  Luan Dragusha thote se kontakti me ujin e ftohte shkakton ndalim te pulsit dhe kontraksione deri ne atak kardiak edhe tek ato persona te cilet nuk kane patur probleme me semundjet e zemres.

 

 

Ndersa mjeku Dragusha thote se ne repartin e Hemodinamikes nuk jane nderprere operacionet per shkak te temperaturave te larta dhe gjithcka vijon normalisht

 

 

Ndonesene pergjithesi temperaturat e larta kane ndikim ne te semuret kronik, mjeku kardiolog Luan Dragusha thote se sa i takon te semureve me zemer , ato reagojne me shpejt ndaj te ftohtit dhe numri i atakeve kardiak eshte me i larte ne stinen e dimrit.

 

 

Jane 1. 5 milion leke te reja dem financiar shkaktuar nga zjarret vetem gjate kesaj periudhe.

 

Nga Leonard Zissi

 

Më 1 gusht të këtij viti u mbushen plot 80 vjet nga vdekja e poetit tonë të madh Ndre Mjeda. Për të janë botuar shumë shkrime, por më i rëndësishmi është vepra në disa vëllime kushtuar atij e studiuesit të nderuar Mentor Quku. Kur në vitin 2005, ai po përgatiste për botim vëllimin e parë kushtuar rinisë së poetit, m’u drejtua me kërkesën për ta ndihmuar në gjetjen e dokumenteve të qëndrimit të Ndre Mjedës për studime në Krakov në vitet 1891-1893, sepse i mungonin ato. Me gjithë përçapjet që bëra në këtë drejtim, nga historianë polakë mora si përgjigje disa të dhëna të përgjithshme për Ndre Mjedën që i kishin siguruar nga arkivat që kishin shfrytëzuar. Ndërmjet të tjerave, në to thuhej se rezultatet në mësime të Ndre Mjedës kanë qenë të mira dhe se në përfundim të vitit të dytë ai ndërpreu studimet dhe u largua nga Polonia, pa ditur arsyet.

Ndre Mjeda ishte një prift katolik jezuit dhe për studime në Krakov nuk u nis nga Shqipëria, por nga Venecia. Më 27 mars 1880 ai kish hyrë në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecias dhe në vitin 1891, së bashku me një grup jezuitësh të rinj nga kjo provincë, shkoi për studime për Teologji Dogmatike në Kolegjin Jezuit të Krakovit.

Duke përfituar nga bashkëpunimi që kam me Arkivin e Shoqatës Jezuite të Provincës Jugore të Polonisë me qendër në Krakov, në sajë të të cilit u bë e mundur që përktheva dhe botova tri vepra të priftit jezuit polak Marçin Çerminjski kushtuar Shqipërisë, Dalmacisë dhe Malit të Zi si dhe Bosnjë e Hercegovinës, shkruar prej tij në shekullin XIX, iu drejtova këtij arkivi me kërkesën për të kërkuar në se në të kishte dokumente për qëndrimin e Ndre Mjedës në Krakov në vitet 1891-1893. Përgjigjja erdhi pozitive dhe arkivi më dërgoi faksimilet e 8 dokumenteve që lidheshin edhe me qëndrimin e Ndre Mjedës në Krakov në këtë periudhë. Për këtë ndihmesë duhet t’i jemi mirënjohës dhe ta falënderojmë përzemërsisht Atin Bogusllav Steçek, ish-drejtorin e këtij arkivi dhe sot administrator (Povincial) i Urdhrit të Jezuitëve për Shoqatën e Pavarur Jezuite të Rajonit të Rusisë ku, përveç Rusisë, bëjnë pjesë edhe Kirgizia, Ukraina dhe Bjellorusia, i cili iu përkushtua seriozisht kësaj çështjeje dhe zbuloi e na dërgoi këto dokumente.

Në shekullin XIX shteti polak nuk figuronte në hartën e Europës. Ai ishte copëtuar në tri pjesë: pjesa perëndimore ishte nën pushtimin e Prusisë, ajo lindore në pushtimin e Rusisë cariste, ndërsa pjesa jugore, ku përfshihej edhe Krakovi, quhej Galici dhe ishte nën pushtimin e Perandorisë Austro-Hungareze. Është kjo arsyeja që Katalogët e Shoqatës Jezuite, faksimilet e të cilave iu bashkëngjiten këtij artikulli, emërtohen në latinisht: “Catalogus Provinciae Galicianae Societatis Jesu”.

Ky dokumentacion përbëhet nga tri pjesë.

Në pjesën e parë është Regjistri i Katalogut i Shoqatës së Jezuitëve të Krakovit, arkivi i së cilës është themeluar në vitin 1820. Ai është shkruar në gjuhën latinisht, ku Ndre Mjeda, në vitet 1891 dhe 1892 është regjistruar në numrin rendor 38 me emrin Andreas Mieda. Rubrikat e regjistrit përmbajnë datën e lindjes së Ndre Mjedës, e cila është shkruar gabim si 19 nëntor 1886, kur dihet se Mjeda ka lindur më 20 nëntor 1866. Ky gabim është njohur edhe nga vetë arkivi i mësipërm. Përveç kësaj, në rubrikat e mëpasshme, janë shënuar data 27 mars 1880, ajo e pranimit të Mjedës në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecias, ajo e regjistrimit të tij si student në vitet shkollore 1891 dhe 1892 dhe, në rubrikën e fundit figuron shënimi në latinisht: “Dim=dimissus” që tregon se ai u largua nga Urdhri Jezuit i Venecias. Faksimilet e këtij dokumenti paraqiten në figurat 1 dhe 2.

Në pjesën e dytë paraqitet lista e studentëve të vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt që studionin në këtë kolegj. Në regjistrin e vitit 1892, Andreas Mieda figuron i pari në listën e studentëve të vitit të parë të studimeve, ndërsa në regjistrin e vitit 1893, ai figuron i regjistruar i dyti në grupin e studentëve të vitit të dytë. Faksimilet e këtyre dokumenteve paraqiten në figurat nr. 3, 4, 5 dhe 6.

  

Në pjesën e tretë të dokumenteve paraqiten lëndët që ka dhënë provime Mjeda, emrat e profesorëve si dhe notat që ai ka marrë në këto provime.

Ati jezuit Stanisllav Çieshlak, Doktor i habilituar, Prof. Ing. në Katedrën e Historisë të Kulturës Kristiane në Institutin e Kulturës të Akademisë Ignatiane të Krakovit, ka përgatitur një studim të plotë kushtuar grupit të studentëve jezuitë të Venecias që shkuan në Krakov në vitet 1891-1893, ku bënte pjesë edhe Ndre Mjeda, i cili do të botohet në revistat polake në shtator të këtij viti. Gjithashtu, ai është duke përgatitur edhe një studim me titull “NDRE MJEDA NË KRAKOV” dhejemi në kontakt me të, që këto dy studime, bashkë me dokumentet e përmendura më sipër, të bashkohen dhe të botohen në një broshurë të vetme me titull NDRE MJEDA NË KRAKOV”.

E bukura e Tinka Kurtit nuk është vetëm në portretin e saj, në rolet që spikatën aq shumë në kinematografinë shqiptare.

 

Kole Idromeno ka vulosur artin dhe arkitekturen ne Shkoder, duke bere qe ky qytet te merrte pamje perendimore dhe ti largohej vite larg mjerimit te kohes.

 

Ne pervjetorin e lindjes se tij, famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku ka nje dedikim te vecante per artistin multidimensional

Në "Jerusalemin" shqiptar, në Shkodër, 157 vite më parë lindi 'mesia' e artit realist, një përsosje e ngjyrave të realitetit që nuk ishin parë e as ndjerë më herët, një rrugëtim i ri me një vizion elegant arti, që flet nën mantelin e veshjeve kombëtare, përqafon doktrinat nën rrudhat e personazheve, filozofon me artin e punës, katekizon me simbolika.

 

Sot në ditën e lindjes së Kol Idromenos, të gjitha rrugët të çojnë tek madhështia e artit të tij, tek soditja e muzikalitetit të heshtjes, që persosmërisht përkryhet në të!

Zëvendës/kryeministrja, Ledina Mandija, ka publikuar raportin e Ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike, si rezultat i marrëveshjes Rama-Basha, për monitorimin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Publiku i Qarkut i Shkodres, i rrethuar nga heshtja e qeverise, indiferenca e plote e organeve ekzekutive qendrore, per te kryer detyrimet institucionale te dhenies se fondeve, qe i takojne rajonit, nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e gjeneruara prej agjensive te varesise.

Perralla e vjeter e mungeses se projekteve, duke drejtuar gishtin tinzar te fajesimit, mbi institucionet krahinore shkodrane, plotesisht e dalun boje : me dhjetra projekte. pak nga te cilat do i rreshtoj me poshte, presin financimin nga fondet e Qeverise Shqiptare, ose ndermjetesimin e saj prane partinereve.

Por ekzekutivi dhe deputetet e saj jane te zene dikund tjeter: Miliona euro nga qeveria qendrore dhe agjensite e saj, jane adresuar, per kater vite me radhe, drejt zonave elektorale te perfaqesuesve te partive qeveritare. Shkodra e perjashtuar plotesisht.

Finishi i mandatit i pranveres qe sapo shkoi , u karakterizua nga nje vershim fondesh drejt zonave ku socializmi ngadhnjimtar eshte mode, intoleranca ndaj pluralizmit, nje kulture e stabilizueme qe ngjall gezim.

Shkodres, qeveria i rezervoi si "investim" vec nxitjen me kamzhik te te 'forteve", d.m.th padroneve te dhunes se rruges, qe sot Kryeministri na u paska shpallur lufte te pa kompromis. Sa qesharake duket kjo nisme e re ultimative, kur kujton fotot me te cilat shetisin ne bulevardet e Shqiperise, me makina te shtrenjta, "biznesmenet" e rinj te rruges, qe qeveria i perdori si "vezhgues"!!!;

Rajoni gjendet ne kurthin e varferise se krijuar nga mbyllja e kanaleve te financimit projekteve kryesore zhvillimore, qe presin financim nga Ekzekutivi dhe Partneret, mes te cileve sot dua te vecoj linjat kryesore te komunikacionit te Qarkut Shkoder :

1. Shkodra port lumor ne lidhje me Adriatikun dhe Liqenin. Eshte 'prioritet strategjik' ne Planin Kombetar te Zhvillimit Urban per qarkun e Shkodres. Kthim i Liqenit n FOCAL POINT i Zhvillimit Ekonomik Lokal. Komuniteti i kerkon me kembengulje qeverise qendrore implementimin dhe jo vazhdimin e arshivimit.
2. Ura e re Bahcallekut ne hyrje te Portes se Shkodres;
3. Rruga Prekal-Kir-Mali Shoshit- Ndrejaj- Bregu Lumi- Theth. Kjo rruge eshte e domosdoshme per te mundesuar nderlidhjen e brendshme te Bashkise Shkoder, qe ne periudhen janar-maj, e ka shume te veshtire komunikimin administrativ, ekonomik dhe njerezor me pjesen e skajit te saj verior;
4. Vijimi i rruges Qafe Thore- Thethe. Projekti eshte i gatshem dhe pret vec "vershellimen" e Kryetarit te Ekzekutivit. Te gjithe e dime qe projektin e ka ne tavoline dhe ia kalon radhen,cdo dite, per qokat e socializmit klientelist, qe hyjne si pyka ne kazanin e madh te qeverise;
5. Ekzistojne, jo nje, por dy projekte per rrugen Koman - Fierze dhe per permiresimin e rruges Lac Vau i Dejes- Koman. Ky korridor do te mundesoje nderlidhjen e shpejte te Shkodres me Gjakoven (dy kryeqendrave te Shqiperise se Eperme, ne vllazni dhe komunikim tradicional) dhe me pjesen e brendshme te Alpeve Shqiptare,
6.Plotesimi i projekteve te vogla ne Kelmend :
A. 500 m rruge pa arritur ne piken e kalimit te kufirit mes Shqiperise dhe Malin e Zi. Kufitaret dhe doganieret shqiptare ne pkk Bashkim ( Vermosh- Guci), nuk kane nje sistem nderlidhjeje me energjine elektrike dhe rrjetin e nevojshem informatik per te hyre ne TIMS. 
B. Rruga automobilistike nga Qendra e Vermoshit drejt Velipojes se Vermoshit
C. rruga nga Ura e Tamares , pergjate vijes se Cemit te Vuklit, jane tre fshatra, Kozhnja, Vukli dhe Nikçi, vetem 12 km rruge. Siper Nikçit jane Bjeshket e Nemuna dhe eshte nje kanion po aq i bukur se lugina tjeter e Selces.
D. Rrugen qe nga Tamara shkon drejt Vrithit dhe Razmes. 
E. Qafe Predelec -Lepushe.
7.Rregullimi i rruges Puke-Fushe Arres dhe Fushe Arres-Rruga e Kombit.

8. nuk vendosa ne kete liste sot, Projektin e Rinovimit Urban te Qytetit te Shkodres, sepse menjehere qeveritaret do ma kthenin kerkesen time drejt Bashkise Shkoder: dua te bej me dije, se behet fjale per shifra te atilla qe nje autoritet bashkiak i nje krahine te izoluar nga politika qendrore, sic eshte Shkodra, nuk mund t'i disponoje dhe gjeneroje vete. Fondet qe nevojiten jane te atilla, sa per vendosjen ne jete normale te urbanizuar te aq shume lagjeve, sa mund te kete cdo qytet mesatar i Shqiperise. Qeveria Qendrore si rregullatore dhe mbeshtetese, ne cdo vend normal do te kishte nderhyre.

Gjej rastin t'i kerkoj autoriteteve ekzistuese ne ikje dhe autoriteteve te reja politike ekzekutive qe do te formohen, vemendjen dhe seriozitetin maksimal per jeten e nje rajoni te tere.

MUNGESA E PROJEKTEVE ESHTE NJE PRETENDIM I PAVERTETE I KOHEVE TE SHKUARA; ( ta zeme per nje moment se eshte pretendim i vertete: eshte detyra e qeverise qendrore te beje balancen, te krijoje ekuilibrat dhe te shmange diferencimet; funksioni rregullator i qeverise qendrore)

 

DISKRIMINIMI I PARAGJYKUAR I PUBLIKUT TE QARKUT TE SHKODRES, NJE REALITET I DHIMBSHEM, QE PRET TE KORIGJOHET ME PERPARESI DHE KOMPENSIM TE PERSHTATSHEM DHE TE ARSYESHEM, NGA SOT.

Nard Ndoka reagon ne facebook pasi e permendi Rama ne Shkoder

Pasi e permendi Rama gjate degjeses publike ne Shkoder,ka reaguar deputeti i PD per kete qark Nard Ndoka.Permes nje postimi ne rrjetin social facebook, Ndoka ironizon Ramen ndersa nuk le pa permendur se si bleu votat me 25 qershor.Postimi i Nard Ndokes : Çfare ka Edi Rama më shumë se Nexho Shabani?! Nexho bën humor dhe populli qesh; Rama po bën humor me 'degjesat' e popullit, pasi ju bleu votën

MOTI

Shkoder Albania Clear (night), 20 °C
Current Conditions
Lindje: 5:54 am   |   Perendim: 7:36 pm
63%     6.4 km/h     33.458 bar
Parashikim
SH E ulet: 18 °C E larte: 35 °C
D E ulet: 18 °C E larte: 34 °C
H E ulet: 19 °C E larte: 27 °C
MA E ulet: 17 °C E larte: 28 °C
MER E ulet: 16 °C E larte: 26 °C
E E ulet: 17 °C E larte: 30 °C
P E ulet: 17 °C E larte: 31 °C
SH E ulet: 18 °C E larte: 32 °C
D E ulet: 18 °C E larte: 32 °C
H E ulet: 18 °C E larte: 31 °C
Advertisement

Top Stories

Grid List

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rastet e personave të paraqitur pranë poliklinikës së qytetit, ku kërkohen konsulta pranë neuropsikiatrit Gjon Preçi. Mjeku tregon se moshat delikate që nuk duhet të qëndrojnë të ekspozuar nga rrezet e diellit janë të vegjëlit dhe personat e moshuar.

 

Të shmangen qëndrimet e shumta në diell për të gjitha moshat, përdorimi i lëngjeve apo modifikimi i dozave të medikamenteve për personat që trajtohen pranë psikiatrit janë disa nga rekomandimet e mjekëve.

 

Ndryshimi i klimës ka efekte të mëdha dhe të habitshme njëkohësisht në shëndetin mendor thonë mjekët. Këta të fundit rekomandojnë kujdes të veçantë sidomos gjatë periudhës 

 

Nga Leonard Zissi

 

Më 1 gusht të këtij viti u mbushen plot 80 vjet nga vdekja e poetit tonë të madh Ndre Mjeda. Për të janë botuar shumë shkrime, por më i rëndësishmi është vepra në disa vëllime kushtuar atij e studiuesit të nderuar Mentor Quku. Kur në vitin 2005, ai po përgatiste për botim vëllimin e parë kushtuar rinisë së poetit, m’u drejtua me kërkesën për ta ndihmuar në gjetjen e dokumenteve të qëndrimit të Ndre Mjedës për studime në Krakov në vitet 1891-1893, sepse i mungonin ato. Me gjithë përçapjet që bëra në këtë drejtim, nga historianë polakë mora si përgjigje disa të dhëna të përgjithshme për Ndre Mjedën që i kishin siguruar nga arkivat që kishin shfrytëzuar. Ndërmjet të tjerave, në to thuhej se rezultatet në mësime të Ndre Mjedës kanë qenë të mira dhe se në përfundim të vitit të dytë ai ndërpreu studimet dhe u largua nga Polonia, pa ditur arsyet.

Ndre Mjeda ishte një prift katolik jezuit dhe për studime në Krakov nuk u nis nga Shqipëria, por nga Venecia. Më 27 mars 1880 ai kish hyrë në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecias dhe në vitin 1891, së bashku me një grup jezuitësh të rinj nga kjo provincë, shkoi për studime për Teologji Dogmatike në Kolegjin Jezuit të Krakovit.

Duke përfituar nga bashkëpunimi që kam me Arkivin e Shoqatës Jezuite të Provincës Jugore të Polonisë me qendër në Krakov, në sajë të të cilit u bë e mundur që përktheva dhe botova tri vepra të priftit jezuit polak Marçin Çerminjski kushtuar Shqipërisë, Dalmacisë dhe Malit të Zi si dhe Bosnjë e Hercegovinës, shkruar prej tij në shekullin XIX, iu drejtova këtij arkivi me kërkesën për të kërkuar në se në të kishte dokumente për qëndrimin e Ndre Mjedës në Krakov në vitet 1891-1893. Përgjigjja erdhi pozitive dhe arkivi më dërgoi faksimilet e 8 dokumenteve që lidheshin edhe me qëndrimin e Ndre Mjedës në Krakov në këtë periudhë. Për këtë ndihmesë duhet t’i jemi mirënjohës dhe ta falënderojmë përzemërsisht Atin Bogusllav Steçek, ish-drejtorin e këtij arkivi dhe sot administrator (Povincial) i Urdhrit të Jezuitëve për Shoqatën e Pavarur Jezuite të Rajonit të Rusisë ku, përveç Rusisë, bëjnë pjesë edhe Kirgizia, Ukraina dhe Bjellorusia, i cili iu përkushtua seriozisht kësaj çështjeje dhe zbuloi e na dërgoi këto dokumente.

Në shekullin XIX shteti polak nuk figuronte në hartën e Europës. Ai ishte copëtuar në tri pjesë: pjesa perëndimore ishte nën pushtimin e Prusisë, ajo lindore në pushtimin e Rusisë cariste, ndërsa pjesa jugore, ku përfshihej edhe Krakovi, quhej Galici dhe ishte nën pushtimin e Perandorisë Austro-Hungareze. Është kjo arsyeja që Katalogët e Shoqatës Jezuite, faksimilet e të cilave iu bashkëngjiten këtij artikulli, emërtohen në latinisht: “Catalogus Provinciae Galicianae Societatis Jesu”.

Ky dokumentacion përbëhet nga tri pjesë.

Në pjesën e parë është Regjistri i Katalogut i Shoqatës së Jezuitëve të Krakovit, arkivi i së cilës është themeluar në vitin 1820. Ai është shkruar në gjuhën latinisht, ku Ndre Mjeda, në vitet 1891 dhe 1892 është regjistruar në numrin rendor 38 me emrin Andreas Mieda. Rubrikat e regjistrit përmbajnë datën e lindjes së Ndre Mjedës, e cila është shkruar gabim si 19 nëntor 1886, kur dihet se Mjeda ka lindur më 20 nëntor 1866. Ky gabim është njohur edhe nga vetë arkivi i mësipërm. Përveç kësaj, në rubrikat e mëpasshme, janë shënuar data 27 mars 1880, ajo e pranimit të Mjedës në Shoqatën e Jezuitëve të Provincës së Venecias, ajo e regjistrimit të tij si student në vitet shkollore 1891 dhe 1892 dhe, në rubrikën e fundit figuron shënimi në latinisht: “Dim=dimissus” që tregon se ai u largua nga Urdhri Jezuit i Venecias. Faksimilet e këtij dokumenti paraqiten në figurat 1 dhe 2.

Në pjesën e dytë paraqitet lista e studentëve të vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt që studionin në këtë kolegj. Në regjistrin e vitit 1892, Andreas Mieda figuron i pari në listën e studentëve të vitit të parë të studimeve, ndërsa në regjistrin e vitit 1893, ai figuron i regjistruar i dyti në grupin e studentëve të vitit të dytë. Faksimilet e këtyre dokumenteve paraqiten në figurat nr. 3, 4, 5 dhe 6.

  

Në pjesën e tretë të dokumenteve paraqiten lëndët që ka dhënë provime Mjeda, emrat e profesorëve si dhe notat që ai ka marrë në këto provime.

Ati jezuit Stanisllav Çieshlak, Doktor i habilituar, Prof. Ing. në Katedrën e Historisë të Kulturës Kristiane në Institutin e Kulturës të Akademisë Ignatiane të Krakovit, ka përgatitur një studim të plotë kushtuar grupit të studentëve jezuitë të Venecias që shkuan në Krakov në vitet 1891-1893, ku bënte pjesë edhe Ndre Mjeda, i cili do të botohet në revistat polake në shtator të këtij viti. Gjithashtu, ai është duke përgatitur edhe një studim me titull “NDRE MJEDA NË KRAKOV” dhejemi në kontakt me të, që këto dy studime, bashkë me dokumentet e përmendura më sipër, të bashkohen dhe të botohen në një broshurë të vetme me titull NDRE MJEDA NË KRAKOV”.

Përpara se të ishin dy të dashur, e më vonë një prej çifteve më të njohur në Britaninë e madhe ata ishin dy kolegë.

Advertisement