29
H, M
2388 New Articles

A ka dashur ta helmojë Rama- Ilir Metën?

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Pas darkës mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, disa ditë më parë, kanë dalë shumë zëra në lidhje me atë që ndodhi. Ish kryeministri Sali Berisha tha se kjo ishte darka e fundit mes dy aleatëve të koalicionit qeverisës, ndërsa opozita është në shesh proteston që prej datës 18 shkurt.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, Ilir Meta është pyetur për darkën nga gazetari Arjan Çani, i cili ka thënë se kishte dyshime se Rama mund ta helmonte.

Arjan Çani: Nuk hëngre asgjë në darkë se mbi tavolinë  ishte një hije dyshimi për helmime?

Ilir Meta: Këtë gjë e ka thënë Zoti Fariu në një emision, ai njihet për një fantazi. Ka qenë një takim, siç i bëjmë gjithmonë. Ju doni që të irritohet doktorin tani. Nuk e kam pasur mendjen as tek kafja, as darka. Kemi pasur një bisedë. Ajo është një fantazi që nuk mbahet. Të paktën vetëm ujë kemi pirë, edhe ndonjë gjë të vogël.
Arjan Çani: Gojët e liga thonë se së shpejti pritet të ketë një darkë mes teje dhe Lul Bashës.

Ilir Meta: Zoti Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kreu i Kuvendit dhe ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar para reformës në drejtësi.

Arjan Çani: Nuk është tabu apo jo?

Ilir Meta: Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në cdo situatë si mund të them unë nuk e takoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e cdo partie opozitare që nuk është në Parlament.