19
Sh, G
2658 New Articles

“Qeveria e besimit”/ Shpërthen deputeti i PS: Meta e tradhtoi të majtën, në zgjedhje pa LSI-në

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Shtohen zërat brenda socialistëve që kërkojnë ndarjen nga LSI. Deputeti socialist i Qarkut të Shkodrës, Namik Kopliku ka deklaruar se PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet e qershorit.

 

Pasi LSI kërkoi qeveri besimi për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, Kopliku thotë se me këtë qëndrim Ilir Meta sipas tij ka tradhtuar elektoratin e majtë të 2013-ës.

“PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare. Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS por elektoratin e majtë të 2013-ës”, – ka thënë Kopliku. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kopliku ka mbajtur këtë qëndrim ndaj aleatit të kryeministrit Edi Rama. Edhe më herët ai ka deklaruar se mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa LSI.

Për sa i përket protestës së opozitës, deputeti socialist tha se është një bllokim me sebepe të kota.
Para tij, deputeti socialist Vladimir Kosta kërkoi që PS-LSI të hyjnë veçmas në zgjedhje