21
Sh, T
2795 New Articles

Bushati: Ka një përpjekje për destabilizim, PS peng i askujt

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Krizën politike prej më shumë se një muaji në vend, ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati e ka cilësuar si një përpjekje për destabilizim nga ana e opozitës.

Duke folur për situatën politike nga Shkodra, Bushati tha se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësisht qëndrimit kundër të aleatit të LSI-së, duke theksuar se ‘PS është partia më e madhe në vend dhe nuk është peng i askujt”.

“Përfundimi i reformës në drejtësi është test për kredibilitetin e forcave politike që buron prej marrëveshjes së 21 korrikut ku opozita ka 50% të përgjegjësisë. I bëjmë thirrje PD-së që të marr pjesë në zbatimin e asaj marrëveshje që çoi në ndryshimet kushtetuese. Ka një përpjekje për destabilitet të vendit por ne jemi të vendosur për të shkuar përpara dhe ne nuk ushtrojmë trysni ndaj askujt, por qytetarët çdo 4 vjet votojnë dhe shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit. Ne duhet të respektojmë vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe Presidentin e Republikës që ka dekretuar datën e zgjedhjeve në 18 qershor”, tha Bushati.

Bushati shprehet edhe për propozimin e LSI-së për zgjidhjen e krizës, që sipas tij “nuk është i njëjtë me atë të PS”.

“LSI ka shprehur një pikëpamje për zgjidhjen e krizës që nuk është e njëjtë me tonën, ku pikëpamja jonë është e bazuar në Kushtetutë. Edhe sot Kryeministri Rama ka shprehur gatishmërinë për të biseduar, por ka disa gjëra që nuk janë në dorën tonë”, – deklaroi Bushati.