01
H, M
2126 New Articles

Rama i përgjigjet Metës për “qeverinë e besimit”: Thonë nuk është çështje karrigesh, por…

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot nga Shkodra aleatit të tij, Ilir Meta për qeverinë e ‘besimit’.

Me ironi kreu i qeverisë theksoi se disa kërkojnë që të lënë pushtetit, ndërsa shtoi se qeveria nuk është hotel Rozafa.“E keni dëgjuar që thonë hajde ikim ne dhe të vijnë këta. Po pse çfarë është qeveria Hotel Rozafa? Po kur thonë nuk është çështje karrigesh? Të jesh kryeministër i vendit nuk është se je i privilegjuar sepse ke suitën e hotel Rozafës dhe tani thonë: dil nga suita të futen dhe këta të bëjnë një dush se kanë 50 ditë në çadër”, tha Rama

Rama po ashtu zbuloi sot ‘arsyet’ e ngujimit të Partisë Demokratike sipas tij në çadër. Në një takim me të rinjtë e Shkodrës, Rama theksoi se për këtë qytet ruan një kujtim të veçantë, që lidhet me gjyshen e tij.

Nga ana tjetër ai tha se PD ka zgjedhur që të futet në protestë pasi ka frikë nga drejtësia. “Është kënaqësi sa herë që unë vi në Shkodër. Është dashuri e vjetër, jeta dhe kujtimet e gjyshes time. Jam sot këtu dhe kjo nuk është e rastësishme që udhëtimin tonë e kemi nisur nga votuesit e parë. PD është e ngujuar tek një çadër. Kush ngujohet ka një arsye për t’u fshehur, ka një faj për të larë, një motiv të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Vetë-ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe. Gratë dinë shumë mirë të mbajnë një shtëpi. Burrat po nuk mbajtën gratë ngelën rrugëve dhe si prek njeri me dorë. Ajo që duam është që t’i japim akses në punë”, -pohoi Rama.