01
H, M
2126 New Articles

Paulin Sterkaj iu drejtohet shkodranëve: Më vjen keq që mendoni se Rama nuk ju don

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj i bëri thirrje shkodranëve që t’i lënë mënjanë thëniet ‘jam demokrat’, ndërsa nuk kurseu sulmet për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Nga Shkodra, Stërkaj pohoi se Basha nuk e do reformën në drejtësi. Po ashtu ai iu drejtua qytetarëve të Shkodrës duke shtuar se kryeministri ata i do.

 

“Vazhdon në çadër, po asgjë nuk thotë. Pse Luli gjendet në çadër? Gjendet pasi nuk do reformën në drejtësi dhe nuk fiton zgjedhjet se do dalë i humbur në shkallë kombëtare. Luli duhet t’i thotë analistëve që PS hapte demonstrata dhe ai vrau 4 vetë e plagosi 26. Ndaj se do Luli reformën në drejtësi, edhe për Rrugën e Kombit. Ka shumë gjëra që Lul Basha nuk i do dhe i kamuflon. Ju bëj thirrje gjithë shkodranëve, dhe të merren me punët e veta si në Malësinë e e Madhe. Ne u kemi bërë si për të majtët dhe të djathtët. Nuk ka kuptim thënia ‘jam demokrat, e ka Zot tek shtëpia’, nuk funksionon. Më vjen keq për shkodranët që mendojnë se ai (Rama) nuk i don.”, tha Stërkaj.