29
E, Q
2471 New Articles

Paralajmërimi i Blushit: Brenda javës mund të mos kemi më institucione

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Të gjithë e cilësojnë si pesimist, gjë të cilën edhe ai vetë nuk e ka mohuar. I tillë ka qenë edhe parashikimi i sotëm i Ben Blushit. “Kriza po hyn në krizë”, thotë ai duke parashikuar se nëse nuk do të ketë dialog nga forcat e mëdha politike, brenda javës mund të kemi një shtet pa institucione.

“Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë”, shkruan Blushi në Facebook.

Megjithë krizën politike, Blushi ka përsëritur se do të hyjë në zgjedhje kurdo që të mbahen ato, me apo pa praninë e Partisë Demokratike. “A mund të ketë opozitë në botë që nuk do të hyjë në zgjedhje?”, tha ai gjatë seancës plenare të ditës së enjte. LIBRA e Blushit synon të jetë partia e re opozitare në vend, pasi siç e ka shprehur vetë ai, është në opozitë me të gjitha partitë e vjetra.