29
E, Q
2471 New Articles

A do vendoset sot e ardhmja e koalicionit PS-LSI? Çfarë kanë planifikuar Rama dhe Meta

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta do të zhvillojnë sot një takim zyrtar, ku do të diskutojnë mbi të ardhmen e koalicionit. Burime për “BalkanWeb”, konfirmojnë se në takimin e parë zyrtar që pritet të mbahet në orën 10:00 në Hotel Tirana, Rama dhe Meta pritet të vendosin nëse do të vijojnë koalicionin PS-LSI edhe për katër vitet e ardhshme.

Sipas burimeve për “BalkanWeb”, Ilir Meta do të shoqërohet në këtë takim nga Luan Rama, ndërsa Edi Rama do të shoqërohet nga Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se në 18 prill është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

 

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën.