19
Sh, G
2658 New Articles

Përfundon takimi/ Çfarë arritën negociatorët e PD dhe PS-së

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Negociatorët e dy palëve PS dhe PD janë takuar pasditen e sotme për të gjetur një zgjidhje për krizën. Përfaqësuesi i PD ka qenë Oerd Bylykbashi, ndërsa për PS n/kryetari i grupit, Taulant Balla.

Në qendër të takimit të nivelit të dytë me përfaqësues të dy palëve ka qenë përgatitja e një takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD, Basha.

PD vazhdon që t’i qëndrojë kushtit se negociata mund të ketë vetëm për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike, që sipas tyre do të garantojë zgjedhjet e lira, ndërsa shumica kërkon një dialog pa kushte.

Në ditët në vijim pritet të hyjnë në lojë politikanë të huaj, të cilët do të negociojnë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.