23
Sh, SH
2745 New Articles

Basha tjetër mesazh Ramës: S’ka “zhake” që të shpëton, falju Zotit që me ke mua përballë, se ndryshe…

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Duke u ndalur tek situata aktuale politike, kreu i PD-së, Lulzim Basha u tregua kategorik në ditën e 61-të të protestës opozitare kur tha se nuk do pranonte asnjë pazar, përveç zgjedhjeve të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Sipas Bashës, dy aleatët Rama e Meta po mundohen t’i zgjidhin punën me “zhake”, duke iu referuar kështu trajcës me para, por ndonëse la të kuptohet që “zhakja” kishte dalë edhe jashtë Shqipërisë, Lulzim Basha shtoi se as kjo nuk e trembte.

“Po bën çdo përpjeke me zhake, trajca. Sa herë që nuk i zgjidhin dot punët ndryshe, përdorin zhaken. Zhakja ka dalë edhe jashtë Shqipërie. Hap pas hapi do i nxjerrim faktet. Po bën çdo përpjekje..kur do shkojë zhakja, sa është zhakja, do ta marri xhaken apo jo? Sa do zhake të zgjidhni, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk ka për të pas. Sepse kjo do të thotë të bëhemi edhe ne pjesë e pazarit”,- tha Basha duke shtuar se “Partia Demokratike nuk bën asnjë pazar në kurriz të vendimit tuaj popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Duke i dhënë një mesazh kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha shtoi: “Kush do pushtet në tavolinë dhe larg qoftë mos e dhëntë Zot që kriminelët të qeverisin sërish, shënojeni këtë, duhet të ketë vetëm republikë të re, dhe për këtë duhet doemos të garantojmë zgjedhjet një herë e mirë. Duke garantuar zgjedhjet e ardhshme pasi të çmontohet aparati i shtetit. Mblidheni mendjen mirë, pranojmë vetëm qeveri teknike”,- tha ai.

E sa për një përshkallëzim të protestës, Basha i kujtoi Ramës se vetëm fal tij dhe fytyrës evropiane të protestuesve të PD-së në kryeministri nuk është prekur asnjë lule.

 

“E më se një grusht njerëzish në çadër janë, kështu thonë. Prit, prit të siguroj që sot është 10 herë më e madhe se 18 shkurti. Falju zotit që me ke mua përballë dhe nuk është prishur një lule dhe vëri gishtin kokës se ndoshta më mbaron edhe mua durimi dhe nuk arrij dot t’i bind pastaj, që të mos këpusin ndonjë lule. Ne jemi fytyra e Shqipërisë Europiane”,- shtoi ai.