19
Sh, G
2658 New Articles

Ambasadori Italian: Shqiptar mos e shisni voten

POLITIKE
TIPOGRAFIA

 Nje tjeter diplomat denon shit-blerjen e votes ne vendin tone, teksa premton monitorim te procesit.

Nga shkodra ambasadori Italian Alberto Cutillo e ka konsideruar nje prove maturie faktin qe forcat politike gjeten dakordesi pas krizes qe kishte perfshire vendin. Ambasadori Italian tha se Unioni Europian eshte gati per proceset integruese te Shqiperise me kushtin qe Vettingu te finalizohet ne Shtator.

 Fjala e plote e ambasadorit

Besoj se ishte shumë e rendësishme që forcat politike gjeten një dakortësi, ishte një provë maturie. Eshtë një shenjë e mire për mbarëvajtjen e zgjedhjeve Blerja e votës është sjellje e rëndë dhe jam besimplotë se qytetarët Shqiptarë të kuptojnë rëndësinë votës dhe te mos bëjnë këtë gabim. Prezenca ndërkombetare do të ndihmojë ne monitorimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Kjo sjellje korrekte do të jetë një sinjal pozitiv për integrimin europian të Shqipërisë

 

. ... Besoj se të gjitha forcat politike janë të impenjuara për reformat. Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë kush do të qeverisë. Se di nëse do të jetë qeveri mes forcave të mëdha, por jam i sigurte kushdo që të fitojë zgjedhjet do të vijojë reformat, ku kryesore është ajo në drejtësi. Pa këtë, rrugëtimi në Europë do të ndalej. Besoj se asnjë forcë politike nuk do të merrte përsipër bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë.

 

 

 ... Është një impenjim që të gjitha partitë po e mbajnë, që të përshpejtojnë, pra ta bëjnë përpara zgjedhjeve mbylljen e përzgjedhjes se anëtareve të komisionit të vetingut. Ky do të ishte një sinjal pozitiv pas të cilit vettingu do të finalizohet deri në shtator. Unioni Europian dhe vendet tjera janë gati, shpresojmë që edhe Shqipëria të jetë gati në shtator.