29
E, Q
2471 New Articles

Doshi: Marr 3 deputet ne Shkoder

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Deputeti i pavarur Tom Doshi ishte këtë të mërkurë në Prokurorinë e Përgjithshme për tu njohur me akuzën që rëndon ndaj tij për deklarim të rremë të pasurisë.

Por teksa ka bërë një prononcim për gazetarët në dalje nga organi i akuzës, Doshi duket se ka qenë më i përqendruar tek zgjedhjet sesa tek hetimet ndaj tij.

Deputeti shkodran është në listën për kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, në radhët e partisë së Skënder Gjinushit, PSD-së.

Teksa më herët është përjashtuar nga socialistët, Doshi thotë se në këtë garë elektorale do të mbështesë kryeministrin Edi Rama.  Një deklaratë e çuditshme kjo kur Doshi garon nën siglën e PSD-së, që së fundi kryetari i saj Gjinushi nuk ka ngurruar të akuzojë publikisht qeverinë Rama. Ai theksoi se veç mandatit të tij, në Shkodër do të marrë edhe dy deputetë të tjerë.

Dosja ndaj Doshit i do të shkojë në Gjykatë të Lartë pas hetimeve që nisën nga një kallëzim i ILDKPKI-së, por deputeti e quan të gjithën goditje politike që i bëhet për zgjedhje.