22
D, T
2803 New Articles

Gjoke Uldedaj denoncon ndarjen abuzive te parave te ish te permbyturve

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Shtabi elektoral i kandidatit te PD Gjoke Uldedaj denoncon ndarjen abuzive te parave te ish te permbyturve

Nga Shtabi Elektoral i Deputetit të PD, Zotit Gjokë Uldedaj Shtabi elektorali i deputetit të Partisë Demokratike, zotit Gjokë Uldedaj, që mbulon Bashkinë Vau Dejës dhe zonën e Nënshkodrës i kërkon;

1. Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, 2. Krimit ekonomik të Drejtorisë së Policisë Shkodër, 3. Drejtorit të përgjithshëm të OSHE, Në përgjigje të dhjetra dhe qindra denoncimeve të ardhura nga banorët e kësaj zone, të fillojë urgjent hetimin dhe procedimin penal ndaj personave që po shpërndajnë lekët e dëm shpërblimeve të përmbytjes në mënyrë të jashtëligjshme, korruptive dhe selektive.

Theksojmë se në kudrin e Marveshjes OSHE me BKT, ka një mungesë të plotë transparence lidhur me afishimin e listave dhe me rradhën e pagesave për banorët, duke përdorur metoda primitive , duke i kërkuar njerëzit në ambjente familjare dhe private dhe duke bërë presion në këmbim të votës për Partinë Socialiste. Personat që drejtonë këtë proçes në kundërshtim flagrant me ligjin, në mënyrë abuzive dhe selektive në Bashkinë Vau Dejës, është Rrok Rrotani i cili rezulton me rekorde kriminale i shoqëruar nga Viktor Lari, të cilët nuk janë punonjës të OSHE, por janë vetëm militant të Partisë Socialiste.

Këto persona dhe persona të tjerë në zonën e Nënshkodrës, si dhe ato që i drejtojnë, duhet të ndëshkohen nga forca e ligjit, pasi jo vetëm që abuzojnë më të drejtat e vonuara dhe të munguara të dëmshpërblimeve, por po fusin duart në proçesin zgjedhor dhe në xhepat e banorëve të kësaj zone. Organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Krimi Ekonomik i Drejtorisë së Policisë Shkodër, duhet të ndërhyjnë, të hetojnë dhe të proçedojnë penalisht këto persona dhe drejtuesit e tyre në nivel lokal, që sillen si padrino të lekëve të buxhetit të shtetit.

Nga OSHE, në mënyrë urgjente të bëhen transparente dhe publike listat, duke përcaktuar një radhë pagesash, pranë BKT dhe të merren masa për largimin nga puna të personave që po abuzojnë me detyrën. Lista dhe çeku i plotësuar të dërgohet në Bankë dhe jo të sorollaten, të stresohen dhe tu bëhet presion banorëve, në këmbim të votës, për Partinë Socialiste. Ky proçes të drejtohet me korrektësi ligjore, nga persona të autorizuar dhe jo nga persona me rekorde kriminale dhe të dënuar, të cilët po abuzojnë hapur, kryesisht me shtresat e njerëzve në nevojë. Nëse nuk nuk ka një reagim të shpejt, nga organi i prokurorisë, krimi ekonomik dhe oshe, do të ketë një reagim të ashpër qytetarë, për të vendosur një drejtësi të dhunuar, për të mbrojtur votën e lirë nga persona me rekorde kriminale dhe nga ato që e dirigjojnë këtë proçes.