19
Sh, G
2658 New Articles

Opinion / Shkodranët shpallin politikën "non grata"

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Shkodranët, qytetarët të cilët kanë ngjizur politikbërjen në një shtet demokratik, sot duken të përhumbur dhe të zhgënjyer më shumë se kurrë. Ky qytet, si i gjithë vendi është në “regjim fushate” e megjithatë në ajër ndjen një indiferentizëm deri në bezdisje ndaj çdo premtimi elektoral që i bëhet atyre.

Flasim këtu për qytetarët e thjeshtë dhe jo militantët që rendin pas ngjyrës së flamurit partiak si e vetmja formë për të “zgjidhur” hallet shkurt.

Kandidatët për deputet prej më shumë se një jave kanë blinduar rrugët e qytetit me takime biznes me biznes e derë më derë. Sot këto qytetare hallexhinj dhe tregtare që mezi mbajnë çepenat hapur pyeten me perzemërsi mbi problemet që ato hasin, dhe u ofrohet madje dhe zgjidhje në kembim të votës.

Për 4 vite në fakt asnjë deputet nuk i ka shkelur në derë , asnjë zyrtar nuk i ka pyetur për shqetësimet e tyre të përditshme, vetëm sa ia kanë shtuar me tatime , gjoba dhe penalitete. Por siç e do zakoni dhe nevoja këtë muaj “ ujku” bëhet “dele” . Megjithatë shkodranët e thjeshtë duket se tashmë i kanë sytë e hapur dhe shpresën e shuar.

Fytyrat e tyre tregojnë hapur mosbesim, zhgenjim madje madje dhe acarim. Nuk janë të pakta herët kur ato nuk pranojnë kandidatët në portën e tyre apo kur i vërsulen në kritika , për zërin e tyre të munguar në parlament apo premtimet e papërmbushura.

Premtimet e sotme ato i shohin si “endërr vere” ndersa siç e ka treguar koha, ato e dinë se mengjesin e 26 qershorit ato do jenë të vetem , perballë taksave , faturave të fryra, mungesës së sherbimeve, shendetësisë “falas”, ushqimeve me lista dhe rrezikut të falimentit. Para 26 viteve ishte veshtirë të mendohej se shkodra do i thoshte jo një ditë politikës. Ky qytet që numeron 2890 të burgosur, 1924 te interuar , 601 të pushkatuar e 136 persona të vdekur në tortura, vetëm e vetëm në emër të lirisë dhe idealeve , sot është një fantazëm e historisë së vet!

 

Shkodranët sot nuk mbushin më sheshet, ato mbushen nga militantet , dhe administrata (pasditeve) . Qytetarët e ketij qyteti në tavolinat e lokaleve , në pedonalen “Kolë Idromeno” gjate xhiros së pasdites apo para ekraneve te televizoneve në shtepite e tyre shajnë me të madhe ato të cilët vetëm sot mendojnë për popullin dhe të ardhmen e tij. Shkodranet sot presin e percjellin kandidatë të kollarisur e të buzëqeshur, teksa e dinë që e gjithë kjo parade një mujore përkon me një shprehje të njohur në këtë qytet: kalova lumin të dh… kalin!