19
Sh, G
2658 New Articles

Kandidati i FRD në Shkodër tërhiqet nga gara: Do mbështes PS

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Kandidati i Frymës së Re Demokratike, Astrit Kuçi është tërhequr nga gara në Shkodër.

Ai është shprehur se është tërhequr nga kandidimi pasi ka vendosur të mbështesë Partinë Socialiste. Kuci është kryetar i partisë së drejtuar nga Bamir Topi në Pukë.

Në një prononcim për Puka Tv, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij të votojnë për Lulin.

“Unë, Astrit Kuçi, kandidat i Fryma e Re Demokratike për deputet jap dorëheqjen nga kandidimi në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste Paulin Luli. Ftoj të gjithë anëtarët e FRD-së dhe simpatizantët, dhe votuesit që janë prononcuar për mua, të mbështesin kandidaturëne z.Luli,” u shpreh Kuçi.