21
Sh, T
2795 New Articles

Topalli ankohet tek zyrtarët gjermanë për Bashën: Vendi pa opozite!

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim më zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman, ku ju ka raportuar atyre situatën aktuale në të cilën gjendet Partia Demokratike.

Topalli e shpreh shqetësimin e saj në “Fb” ku ka njohur zyrtarët gjermanë me kërcënimin që shfaqet pas 3 dekadash me një kryetar partie si Lulzim Basha që nuk lëshon karrigen edhe pse rrënoi partinë. Topalli thotë se është e shqetësuar, pasi vendi po mbetet pa opozitë.

Statusi i Jozefina Topallit:

Vendi pa opozite!

Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.

Ata ishin njohur me rezultatin rrënues te Opozitës me 25 qershor .

Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me një rënie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.

Unë shpreha shqetësimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozite te vërtete, si gjeja me kërcënuese për nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature.