23
D, K
2555 New Articles

Manjani ironizon listat e Ramës: Drejtësia popullore e Facebook

POLITIKE
TIPOGRAFIA

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron këtë listë si një dënim me vdekje. “Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë! Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un!

Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë! Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim! I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!” shkruan Manjani në Facebook.