25
H, SH
2759 New Articles

Agron Duka ‘bëhet i gjallë’: E ardhmja e Partisë Agrare, dhe gabimi që bëmë në zgjedhje

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, një forcë papërfaqësuar në parlament në legjislaturën që vjen, e ka thyer më në fund heshtjen pas humbjes në zgjedhje dhe reektimit mbi të. Duka në një ‘letër të hapur’ drejtuar mbështetësve të PAA, thotë se partia e tij do të vazhdojë jetën politike pavarësisht marrëveshjes RamaBasha.

Ka patur edhe më parë përpjekje të passukseshme, sipas Dukës, për të zhbërë partitë e vogla. Duka e quan gabim daljen në zgjedhje nën siglën e PD. Ai falenderon edhe kandidatët e tij kryesorë, që u futën në listat e PD nga Basha, në pozicione ‘kutare’, por nuk mundën të kapërcejnë pragun e tuesit.

Postimi i plotë i Dukës:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Agrare Ambientaliste! Pas një periudhe të nevojshme reektimi, mendoj që disa gjëra dhe paqartësi duhen sqaruar për të ardhmen e kësaj force politike.

Së pari dua ti drejtohem atyre që më pyesin nëpërmjet mesazheve nëse do vazhdojmë të punojmë si PAA apo si rezultat i marrëveshjes Basha – Rama, nuk do të ketë më parti të vogla dhe si pasojë do të shkrihemi me PD.

PAA është një parti e vjetër në skenën politike shqiptare e cila ka lindur si përfaqësuese e banorëve të zonave rurale, për ti dhënë rrugë zgjidhjeve problemeve të shumta që ka bujqësia dhe blektoria. Ajo ka në programin e saj gjithashtu çështjet e agroindustrisë dhe mjedisit dhe të gjitha këto çështje, unë mendoj që më mirë se PAA nuk mund ti trajojë asnjë parti tjetër, sepse ajo ka në gjirin e saj specialistët më të mirë të këtyre fushave. Janë bërë edhe në të shkuarën përpjekje për të asimiluar partitë e vogla por ata gjithmonë kanë dështuar.

Duke e parë në këtë këndvështrim, megjithë rezultatin negativ të zgjedhjeve parlamentare, ne nuk kemi pse vëmë në dyshim egzistencën dhe misionin e PAA-së për të ardhmen. PAA nuk u provua duke konkuruar më vete, por në kushtet e krijuara pas marrëveshjes së dy forcave të mëdha politike, kandidatët tanë si dhe strukturat e PAA punuan shume në fushatën elektorale në vazhdimësi të punës të lluar që prej një viti, por duke qënë në siglën e PD, puna e tyre nuk pati asnjë mundësi që të dilte në pah e si pasojë, nuk mundëm të siguronim asnjë përfaqësues në parlament për katër vitet e ardhëshme.

Me këte rast dua të falenderoj z. Adi Haxhiymeri, z. Olsi Cukaj, z. Edmond Biçoku, z. Bujar Huqi dhe të gjithë ata që punuan e kontribuan në këtë fushatë elektorale .

Vendimi për të mos konkuruar vetëm, ishte një vendim që u mor në konsultë me strukturat e PAA, ku shumica prej tyre duke menduar që nuk kishim numërues e komisioner dhe duke qënë se numri i votave të nevojshme për një mandat rritej shumë, gjykuan se dalja më vete na penalizonte shumë dhe fatkeqēsisht ky vendim rezultoi i gabuar. Si rezultat përgjegjesia kryesore në raste te tilla bie mbi Kryetarin dhe për këtë, do të diskutojmë në mbledhjen më të afërt të forumeve .

Së dyti pati edhe nga ata të cilët kandidimin në siglën e PD nuk e përkrahën dhe si pasojë ose nuk erdhën fare në fushatë duke shprehur hapur disaprovimin e tyre, ose punuan pa impenjimin maksimal. Unë mendoj që këta persona, të cilët më parë kishin dhënë kontributin e tyre me shumë devotshmëri në ringritjen e strukturave të PAA në fushatên për zgjedhjet e pjesëshme nê Kolonjë ..etj nuk kanë përse tërhiqen nga jeta politike pranë PAA, por të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sepse ne humbëm një betejë por jo luftën për zgjidhjen e çështjeve për të cilën egziston kjo parti.