25
H, SH
2759 New Articles

Rama: “Listën e zezë” nuk e kam bërë unë, po ndërtojmë mekanizëm ferri për…

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë hartuar një listë për zyrtarët që abuzojnë në administratë

. Sot në konferencën për Samitin e Triestes të zhvilluar në Sallën e Hartave në kryeministri, Rama tha se lista është një përmbledhje e komenteve që janë bërë nga qytetarët e zakonshëm.

“Nuk ka asnjë listë të publikuar nga unë. Nuk ekziston. Emrat që janë publikuar në atë përmbledhje janë pjesë e një raporti të bërë nga skuadra e Shënimeve në mënyrë mekanike për ndjekësit e postimeve në faqen time. Është vetëm përmbledhja besnike e komenteve të bëra në të njëjtën faqe. Gjithë këtë peshë që realisht nuk e ka, ia keni dhënë ju dhe ata që duan të bëjnë politikë opozitare. Përsa më takon kjo është e gjitha dokrra”, tha Rama.

 

“Lulet mos më prek nuk do të preken fare, sepse nuk kanë parë gjë akoma. Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në vend që tu shërbejnë, i grabisin ose i poshtërojnë. Ky mekanizëm do të jetë ligjor, demokratik dhe transparent. Ne në katër vitet e ardhshme opozita janë parazitët në zyrat e shtetit. Opozita në Parlament ka punën e saj”.