21
Sh, T
2795 New Articles

Kanabisi, Rama: Kapni kokat e krimit pastaj bimët

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Kanabisi vijon të mbetet problemi ende i pazgjidhur plotësisht i qeverisë Rama. Sot ai ka mbledhur për të dytën herë task-forcën e posaçme për drogën që kanë raportuar për situatën në vend pas operacioneve të fundit. E teksa drejtori i Policisë së Shtetit po i raportonte situatën kryeministrit, ky i fundit ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë se ata që duhen kapur janë kriminelët, ata që e mbjellin kanabisin. Vetëm në këtë mënyrë Rama beson se do të zhduket kanabisi në Shqipëri.

“Objektivi i parë themelor, duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët”.

“Duhet të angazhohemi fuqishëm për të adresuar dhe një shqetësim jo të parëndësishëm të opinionit publik, që ka të bëjë me kthimin në përparësi abolsute të goditjes së krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe të sekuestrimit të aseteve. Policia e shtetit ka bërë progres në këtë drejtim gjatë këtyre 46 muajve që jemi në detyrë por jemi të vetëdijshëm se në kuadrin e goditjes së kokave dhe sekuestrimit të aseteve kriminale ka shumë akoma për të bërë”, tha kryeministri.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm janë muaj rreziku dhe u ka kërkuar përfaqësuesve të policisë që të jenë sa më vigjilentë.

“Muajt qe kemi përpara janë potencialisht muaj rreziku dhe nuk duhet në çdo moment të mbyllet syri dhe në çdo moment të bëhet intensivisht qasja e integruar me institucionet e tjera, dhe vlen të vlerësohet se edhe roli i shërbimit, prokurorisë në përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të policisë së shtetit ka qënë dhe mbetet i rëdnësishëm deri në fund të këtij procesi. Po ashtu, dua të vlerësoj policinë e shtetit dhe për goditjen më në fund të zyrtarëve publikë që kanë dështuar në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në këtë fushë dhe që tanimë janë vënë përpara përgjegjësive ligjore për moskallëzim të këtij krimi. Është një nen i vjetër në kodin penal të RSH po që tani vjen në zbatim me vendosmëri dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që janë drejtor dhe implikohen në këtë aktivitet duke menduar se do e hedhin përsëri lumin si në të shkuarën”.