21
Sh, T
2795 New Articles

Basha pas rizgjedhjes, "dera e hapur per kritiket qe humben udhen"

POLITIKE
TIPOGRAFIA
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Pasi siguroi bindshëm votat për një mandat të dytë për të drejtuar edhe 4 vite të tjera Partinë Demokratike, Lulzim Basha flet për herë të parë pas fitores. Teksa falënderoi të gjithë demokratët për votën e tyre, Basha nuk harroi pa shprehur mirënjohje edhe për rivalin e tij, Eduard Selami.

“Demorkatet dolën dhe votuan duke shënuar rekord në zgjedhjet një anëtar një votë. Kjo pjesëmarrje masive është besim i demokratëve tek partia jonë. Kjo është shenjë që ata janë bashkë. Janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD. Është mesazhi se e ardhmja e PD është e sigurt. Dua të falenderoj edhe Selamin për garën”. tha Basha.

Mes të tjerash kreu i PD-së theksoi se votat për të tashmë është borxh i madh për të, të cilin ai premtoi se do ua kthente.

“Vota juaj për mua është një borxh i madh, Borxh që do ua ktheje për të pranuar në çdo çast, me vendosmëri dhe dinjitet. Borxh që mund të shlyet vetëm me kthimin e PD për fatin e vendit.
Kauza jon është që të ketë më shumë mbështet të lirë. pushteti tashmë është i juaj. Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur. Pro përkundrazi ai që zgjedh kauzën e drejtë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që vendos të luftojë drogës, është i mirëpritur, është pjesa e jonë. Jemi të gëzuar ta kemi mes nesh, edhe nëse ka humbur rrugën. Duam të bëjmë Shqipërinë një vend të lirë, të sigurt. Ku paratë janë për njerëzit dhe jo njerëzit instrumente të qytetarëve. Ky projekt u konfirmua dje dhe do vazhdojë me përmbushje. Zoti i bekoftë demokratët dhe Shqipërinë”, tha Basha.