17
E, G
2649 New Articles

Kerkonit Nikun, ai u kthye! Ja performanca e re e Kreshnik Spahiut

POLITIKE
TIPOGRAFIA

 

Pasi nuk e pa veten në listat për kandidat të Partisë Demokratike, kreu i Aleancës Kuqezi deklaroi se i zhgënjyer do të largohej nga vendi. Por, Kreshniku Spahiu duket se ka vendosur ta kapërdijë dëshpërimin dhe ka vendosur të kthehet turist në vendin e tij. Fotot e siguruara sot nga GSH , tregojnë se ai po e kalon këtë të diel në plazhin e Malit të Robit.

Me kapelen e kthyer mbrapsht si repist, me fanelën e Lionel Mesit me numër 10 dhe me pantallona të shkurtra ai është shfaqur ditën e sotme më i relaksuar se kurrë. Jemi mësuar ta shikojmë shpesh me bluzën kuq e zi, por këtë fundjavë, ai e ka “tradhëtuar” këtë zakon, duke u ndjerë komod edhe me bluzën e Barcelonës. Kreshnik Spahiu është fotografuar në shoqërinë e një femre, teksa është duke shijuar drekën në ambientet e një restoranti buzë detit.

GSH.al