21
Sh, T
2795 New Articles

Plas në dëgjesën në Shkodër/Qytetari i bërtet Ramës, kryeministri e largon me badigardë

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Një incident ka ndodhur gjatë dëgjesës së Edi Ramës në Shkodër. Ndërsa qytetarët po i ankoheshin Ramës për probleme të ndryshme, si ato në gjykata, mungesën e punësimit etj, Rama u ka thënë se përsa u përket problemeve që kanë të bëjnë me Voltana Ademin, apo bashkinë e Shkodrës, nuk duhet të adresohen tek ai.

Mirëpo një qytetar nuk e ka duruar këtë fjalë nga Edi Rama dhe ka shpërthyer ndaj kryeministrit, duke i bërtitur. Rama nuk e ka fshehur nervozizmin dhe i është drejtuar qytetarit në fjalë: “Mos na detyro të të përcjellim. Mungesa e edukatës nuk është argument.”

Jo vetëm kaq, badigardët e Ramës e kanë larguar më pas qytetarin./