17
E, G
2649 New Articles

Shkodranët lumë me halle drejtuar kryeministrit Rama. Ai ia faturon Voltana Ademit dhe drejtesise

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Gjatë dëgjesës publike me qytetarët e Shkodrës, kryeministri Rama u shpreh se në muajt në vijim do të vijojë koalicioni me qytetarët e sa i përket problemeve me  gjykatat, ai shtoi se shteti nuk mund të ndërhyjë por do të jetë Vettingu ai i cili do të pastrojë sistemin gjyqësor.

Rama gjatë fjalës së tij  u ndal edhe tek raporti me bashkinë Shkodër e cila drejtohet nga Voltana Ademi, për të cilën u shpreh se është sikur të flasësh mur pas muri.

Këto takime janë të rëndësishme që të zgjidhim problemet.Të gjitha problemet që kanë njerëzit në zyrat e shtetit do të trajtohen në mënyrë specifike. Do të vendosim nën presion maksimal të gjithë ata që janë në zyrat e shtetit.

Ky koalicion me njerëzit të mos jetë vetëm cështje ankesat por të jetë edhe cështje marrëdhëniesh prandaj platforma teknologjia na jep mundësinë që kushdo që të jetë anëtar i koalicionit të jetë anëtar. Kush është Nard Ndoka që futet e del në parlament si dhe në koalicione e pse duhet gjetur një mik deputet që të zgjidhet një problem, por do tw ketë fuqi cdo anëtar i koalicionit.

Nëse platforma merr një denoncim konkret dhe i del për zot vetes, tregon shqetësimin me këtë drejtori atëherë shteti i qepet deri në fund dhe i zgjidh problemin.

Kush mendon se i zgjidh problemet sa hap e syte gabon. Të drejtën qytetarit ia jep gjykata dhe ne në gjykata nuk ndërhyjmë dot por vettingu do të krijojë presion te gjykatësit dhe prokurorët që të jenë më të përgjegjshëm. Duhet pastruar sistemi nga metazstaza e korrupsionit që ka nënshtruar sistemin gjyqësor.

Sa i përket bashkisë ju e dini se cfarë mendoj por është rasti që shkodranët të kuptojnë se vota vlen sepse është vota që ta bën oborrin park.
 
Flasim sa të doni për Voltanën por nuk ka vlerë. Me këtë zonjën për të bashkëpunuar nuk është kjo si të flasësh me murin por si të flasësh si mur pas muri”
 u shpreh Rama.
 
Një tjetër episod me  problemet me  Aluzinin u rregjistrua edhe në qytetin e Shkodrës. Një qytetar  është ankuar Ramës duke i thënë se ALUIZNI i ka dhënë lejen, por i ka tjetërsuar objektin.

Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori i ALUIZNI-t, të cilt i kërkoi që cështja të zgjidhej deri në orën 4.

Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anullojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë? Do tia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.