21
Sh, T
2795 New Articles

Rama humb kontrollin në Shkodër, ‘Iu thaftë gjuha atij që shan Lalin’. S’kam punë… Ooooooooo, hiqja mikrofonin atij

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën publike që zhvilloi sot në Shkodër, u përball me probleme të shumta nga qytetarët.

Problemet e qytetarëve në Shkodër nuk ishin vetëm për hipotekat si në Vlorë.

Rama u detyrua të dëgjonte probleme për papunësinë, mbifaturimin nga OSHEE-ja, problemet me sistemin arsimor, ku 90% e dëgjesës publike ishte e shoqëruar me fjalinë:

‘Tjetri, të lutem, ty të dëgjuam, me radhë’.

Rama tha para qytetarëve se këto dëgjesa nuk mund të zgjidhin gjithë hallet e njerëzve, por të paktën mund të dëgjohen problemet e tyre.

Hashtag.al  ka zbardhur disa nga replikat dhe episodet më interesante të dëgjesës publike në Shkodër.

Episodi 1 ‘Hiqja mikrofonin’

Në kohën që një qytetar po fliste, Rama u irritua duke i thënë:

‘Ooooooooooooooo tani të lutem, hiqja mikrofonin ‘

‘Rroftë kryeministri,”-u dëgjua menjëherë pas fjalës së Ramës.’

Nuk jemi gjykatë këtu, ka mundësi të flasi ai  tjetri.. o ti Zonjë po deshe rri… Me rradhë, nuk bëhet, tjetri.’

Episodi 2 ‘Iu thaftë gjuha atij që shan Lali Erin’

Një qytetare shkodrane e indinjuar me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, thuri elozhe për Lali Erin e Bashkisë Tiranë.

Rama i bezdisur nga ‘lajkatimi’ ia preu shkurt duke i ndërprerë fjalën…

Qytetarja: Erion Veliaj, ka bërë një punë të shkëlqyer, iu thaftë gjuha kush e shan Erion Veliajn. Ai punon, jo si këta të tjerët. Jo si kryetarja e Bashkisë Shkodër, që ka vënë pllaka të thyera në trotuare, e dua Shkodrën më shumë se kryetarja.

Rama: Ok, të kuptova.

Episodi 3. ‘Mbledhjet e partisë’

Një grua, e cila u shpreh që në fillim të fjalës së saj, se ishte socialiste, dhe se kishte kontriubuar për PS-në, tha se inatin e kishte me drejtorat e PS-së në Shkodër.

Rama i bëri të ditur se kjo nuk ishte një mbledhje partie, dhe se kishte të tjerë me halle më të mëdha.

Qytetarja: Unë jam një nënë 56 vjeçe, e papunë, bëj pjesë te ajo turma e madhe e të papunëve. Kam kontribu për partinë socialiste.

 Rama: Nuk jemi në mbledhje partie këtu

Qytetarja: Dakord, e dija që do thoshe kështu por jam tu u prezantu

Rama :E dijshe po…

Qytetarja: Është e drejta ime me u prezantu

Rama: Nuk jemi në mbledhje partie këtu

 Qytetarja: Nuk jam prej atyne që ndahen o socialista, o demokrat

Rama: Më thuaj ke ndonjë problem konkret

Qytetarja: Po kam shumë probleme konkrete

Rama : Shumë mirë, më thuaj një, se ka të tjerë që kanë probleme

Qytetarja: A, të tjerë?! Po e mbylli gojën unë se besoj do jesh sqaruar nga dikush tjetër..

 Rama: Jepja zonjës mbrapa.

Video Player
 
 
00:08
 
00:34
 
 
 

Episodi 4: ‘ALUIZNI dhe kolpot në diell’

Një qytetar shkodran iu ankua Kryeministrit për tjetërsim prone nga ana e ALUIZN-it. Rama i gjendur ngushtë, thirri ‘për veshi’ drejtorin e ALUIZN-it Shkodër për t’i zgjidhur hallin qytetarit brenda 24 orësh.

Qytetari:  Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anullojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do tia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.

 ***

Në fjalën e tij, Rama foli për Nard Ndokën dhe ndikimin e deputetëve në futjen ‘mik’ apo në vendet e punës, por shmangi përgjigjet për problemet e ngritura për qytetarët.