17
E, G
2649 New Articles

"Drejtor ke te drejte por ligjin e ben Maliqi", Rama ultimatum drejtorit te ALUIZNIT Shkoder

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Pas rastit te Beratit ku nje e moshuar gjeti zgjidhje per problemin e saj per shkak te te cilit endej nga zyra ne zyre, eshte rritur numri i qytetareve qe i ankohen Kryeministrit Rama.

Ne degjesen qe Kryeministri Rama ka zhvilluar paraditen e se henes me banoret e Shkodres, disa prej tyre kane ngritur shqetesimet qe kane me procesin e legalizimeve. Fill pas ankeses se nje qytetari per problemin qe kishte me legalizimin e nje kati te godines ne pronesi te tij, Kryeministri Rama e ka thirrur per sqarim kreun e ALUIZNI-t ne Shkoder. Pasi degjoi drejtorin Tonin Marku , Rama pranoi se argumentet e tij qendronin por kekoi zgjdidhje permes shkeljes se procedurave normale. Me pak fjale u kerkua nje zgjidhje "fshatarshe" duke u ulur se bashku qytetari hallexhi si dhe drejtori i Aluzinit dhe Hipotekes dhe ti jepej zgjidhje definitive problemit deri diten e neserme ne oren 16 :00. 

Ne kete forme Rama ka zgjidhur vetem njerin prej mijra rasteve qe presin te finalizojne procesin e legalizimit te objekteve ne zyrat e Aluiznit Shkoder.