21
Sh, T
2795 New Articles

Romeo Gurakuqi ben listen, ja çfare i duhet Shkodres!

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Publiku i Qarkut i Shkodres, i rrethuar nga heshtja e qeverise, indiferenca e plote e organeve ekzekutive qendrore, per te kryer detyrimet institucionale te dhenies se fondeve, qe i takojne rajonit, nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e gjeneruara prej agjensive te varesise.

Perralla e vjeter e mungeses se projekteve, duke drejtuar gishtin tinzar te fajesimit, mbi institucionet krahinore shkodrane, plotesisht e dalun boje : me dhjetra projekte. pak nga te cilat do i rreshtoj me poshte, presin financimin nga fondet e Qeverise Shqiptare, ose ndermjetesimin e saj prane partinereve.

Por ekzekutivi dhe deputetet e saj jane te zene dikund tjeter: Miliona euro nga qeveria qendrore dhe agjensite e saj, jane adresuar, per kater vite me radhe, drejt zonave elektorale te perfaqesuesve te partive qeveritare. Shkodra e perjashtuar plotesisht.

Finishi i mandatit i pranveres qe sapo shkoi , u karakterizua nga nje vershim fondesh drejt zonave ku socializmi ngadhnjimtar eshte mode, intoleranca ndaj pluralizmit, nje kulture e stabilizueme qe ngjall gezim.

Shkodres, qeveria i rezervoi si "investim" vec nxitjen me kamzhik te te 'forteve", d.m.th padroneve te dhunes se rruges, qe sot Kryeministri na u paska shpallur lufte te pa kompromis. Sa qesharake duket kjo nisme e re ultimative, kur kujton fotot me te cilat shetisin ne bulevardet e Shqiperise, me makina te shtrenjta, "biznesmenet" e rinj te rruges, qe qeveria i perdori si "vezhgues"!!!;

Rajoni gjendet ne kurthin e varferise se krijuar nga mbyllja e kanaleve te financimit projekteve kryesore zhvillimore, qe presin financim nga Ekzekutivi dhe Partneret, mes te cileve sot dua te vecoj linjat kryesore te komunikacionit te Qarkut Shkoder :

1. Shkodra port lumor ne lidhje me Adriatikun dhe Liqenin. Eshte 'prioritet strategjik' ne Planin Kombetar te Zhvillimit Urban per qarkun e Shkodres. Kthim i Liqenit n FOCAL POINT i Zhvillimit Ekonomik Lokal. Komuniteti i kerkon me kembengulje qeverise qendrore implementimin dhe jo vazhdimin e arshivimit.
2. Ura e re Bahcallekut ne hyrje te Portes se Shkodres;
3. Rruga Prekal-Kir-Mali Shoshit- Ndrejaj- Bregu Lumi- Theth. Kjo rruge eshte e domosdoshme per te mundesuar nderlidhjen e brendshme te Bashkise Shkoder, qe ne periudhen janar-maj, e ka shume te veshtire komunikimin administrativ, ekonomik dhe njerezor me pjesen e skajit te saj verior;
4. Vijimi i rruges Qafe Thore- Thethe. Projekti eshte i gatshem dhe pret vec "vershellimen" e Kryetarit te Ekzekutivit. Te gjithe e dime qe projektin e ka ne tavoline dhe ia kalon radhen,cdo dite, per qokat e socializmit klientelist, qe hyjne si pyka ne kazanin e madh te qeverise;
5. Ekzistojne, jo nje, por dy projekte per rrugen Koman - Fierze dhe per permiresimin e rruges Lac Vau i Dejes- Koman. Ky korridor do te mundesoje nderlidhjen e shpejte te Shkodres me Gjakoven (dy kryeqendrave te Shqiperise se Eperme, ne vllazni dhe komunikim tradicional) dhe me pjesen e brendshme te Alpeve Shqiptare,
6.Plotesimi i projekteve te vogla ne Kelmend :
A. 500 m rruge pa arritur ne piken e kalimit te kufirit mes Shqiperise dhe Malin e Zi. Kufitaret dhe doganieret shqiptare ne pkk Bashkim ( Vermosh- Guci), nuk kane nje sistem nderlidhjeje me energjine elektrike dhe rrjetin e nevojshem informatik per te hyre ne TIMS. 
B. Rruga automobilistike nga Qendra e Vermoshit drejt Velipojes se Vermoshit
C. rruga nga Ura e Tamares , pergjate vijes se Cemit te Vuklit, jane tre fshatra, Kozhnja, Vukli dhe Nikçi, vetem 12 km rruge. Siper Nikçit jane Bjeshket e Nemuna dhe eshte nje kanion po aq i bukur se lugina tjeter e Selces.
D. Rrugen qe nga Tamara shkon drejt Vrithit dhe Razmes. 
E. Qafe Predelec -Lepushe.
7.Rregullimi i rruges Puke-Fushe Arres dhe Fushe Arres-Rruga e Kombit.

8. nuk vendosa ne kete liste sot, Projektin e Rinovimit Urban te Qytetit te Shkodres, sepse menjehere qeveritaret do ma kthenin kerkesen time drejt Bashkise Shkoder: dua te bej me dije, se behet fjale per shifra te atilla qe nje autoritet bashkiak i nje krahine te izoluar nga politika qendrore, sic eshte Shkodra, nuk mund t'i disponoje dhe gjeneroje vete. Fondet qe nevojiten jane te atilla, sa per vendosjen ne jete normale te urbanizuar te aq shume lagjeve, sa mund te kete cdo qytet mesatar i Shqiperise. Qeveria Qendrore si rregullatore dhe mbeshtetese, ne cdo vend normal do te kishte nderhyre.

Gjej rastin t'i kerkoj autoriteteve ekzistuese ne ikje dhe autoriteteve te reja politike ekzekutive qe do te formohen, vemendjen dhe seriozitetin maksimal per jeten e nje rajoni te tere.

MUNGESA E PROJEKTEVE ESHTE NJE PRETENDIM I PAVERTETE I KOHEVE TE SHKUARA; ( ta zeme per nje moment se eshte pretendim i vertete: eshte detyra e qeverise qendrore te beje balancen, te krijoje ekuilibrat dhe te shmange diferencimet; funksioni rregullator i qeverise qendrore)

 

DISKRIMINIMI I PARAGJYKUAR I PUBLIKUT TE QARKUT TE SHKODRES, NJE REALITET I DHIMBSHEM, QE PRET TE KORIGJOHET ME PERPARESI DHE KOMPENSIM TE PERSHTATSHEM DHE TE ARSYESHEM, NGA SOT.