18
Sh, N
2975 New Articles

Zgjedhet 2107 - Raporti i Task force: Në 9 qarqe grupe kriminale mbështetën maxhorancën

POLITIKE
Typography

Zëvendës/kryeministrja, Ledina Mandija, ka publikuar raportin e Ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike, si rezultat i marrëveshjes Rama-Basha, për monitorimin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Raporti përbëhet nga 142 faqe dhe pasqyron gjetjet dhe konkluzionet e ministrive dhe të institucioneve të tyre të varësisë, dërguar me shkrim apo të diskutuara në mbledhjet e task-forcës

Një nga gjetjet e publikuara në raport është dhe fakti se gjatë fushatës zgjedhore “ janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të mazhorancës në fushatën elektorale vecanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

 

Gjetjet e Task Force-

Nga procesi i monitorimit të veprimtarisë së administratës gjatë fushatës zgjedhore nga ana e Task Forcës ka rezultuar se:

1. Janë angazhuar në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shit-blerjen e
votës nga subjekte politike të mazhorancës ose persona të lidhur me këto subjekte, e
raportuar kjo nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkohë që Drejtoria e Paranadalimit dhe Pastrimit të Parave nuk ka raportuar raste të tilla.

Kursi i këmbimit i monedhës Euro kundrejt asaj Lek, referuar Bankës së Shqipërisë,
duke filluar nga data 19.05.2017 ka pësuar rënie domethënëse deri në datë 27.06.2017
pas të cilës ka nisur përsëri rivlerësimi i Euros, duke arritur kështu nivelin më të ulët
prej shumë vitesh.

2. Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të
mazhorancës në fushatën elektorale vecanërisht në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë,
Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

3. Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të mazhorancës në
bashkëpunim me elementë kriminalë. Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme të
XII

Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka
refuzuar marrjen e masave ndaj punonjësve të implikuar.

4. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ana e qytetarëve kanë mbërritur 484
denoncime lidhur me veprat penale në fushën zgjedhore, të cilat i janë përcjellë për
trajtim Policisë së Shtetit ku kjo e fundit vetem 69 prej tyre i ka adresuar në
Prokurori.

5. Rezulton fenomen i përhapur shitblerja e votës. Nga 484 denoncimet e mbërritura në
MPB, 315 raste i përkasin ‘Korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje’, për të cilat
Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacion lidhur me masat e marra për verifikimin e
tyre. Policia ka dështuar të japë një shifër të saktë të çështjeve të adresuara në
Prokurori për shitblerjen e votës gjatë fushatës elektorale, por ka raportuar vetëm 10
raste të verifikuara dhe të dërguara për veprime të mëtejshme në Prokurori në ditën e
zgjedhjeve

6. Në procesin e shitblerjes së votës janë përfshirë punonjës të administratës të nivelit të
lartë dhe punonjës të policisë, për të cilët pavarësisht denoncimeve nuk është arritur
të vihen para përgjegjësisë.

7. Nga institucionet shtetërore – kryesisht ministra teknikë – janë dërguar në organin e
prokurorisë rreth 110 raste të dyshuara për kryerje të veprave penale në fushën e
zgjedhjeve të cilat janë në proces hetimi.

8. Koordinimi mes Policisë së Shtetit dhe Ministrive nuk ka qenë në nivelin e duhur sa i
takon monitorimit të veprimtarisë së administratës gjatë fushatës elektorale, përfshirë
dhe ditën e zgjedhjeve në zbatim të masave operacionale të miratuara nga Task Forca.

9. Puna e Policisë së Shtetit, në parandalimin e korrupsionit zgjedhor dhe parandalimin e
angazhimit të grupimeve kriminale në procesin zgjedhor, për shkaqe objektive dhe
subjektive, ka qenë joefektive.

10. Është përdorur veprimtaria institucionale për qëllime elektorale dhe politike.
Përvetësimi i veprimtarisë shtetërore nga kandidatë për deputetë, ka krijuar një
pabarazi midis forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

11. Është konstatuar përdorimi i aseteve në mbështetje të subjekteve elektorale nga
Ministri, institucione varësie dhe Bashkitë. Janë përdorur gjithashtu aktivitete në
kopshte, shkolla, inaugurimi i shesheve dhe rrugëve për fushatë elektorale të
subjekteve elektorale në qeverisje, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore janë
shpërndarë ftesa për të votuar subjekte elektorale të mazhorancës në kundërshtim
flagrant me Kodin Zgjedhor. Shkolla, kopshte, ambiente të institucioneve janë vënë
në dispozicion të subjekteve elektorale të mazhorancës.

12.Është konstatuar dhënia e privilegjeve të ndryshme gjatë fushatës elektorale, si pajisja
me certifikatë pronësie, legalizimit, premtimi i vendeve të punës, premtimi i
vlerësimit kalues ose më të lartë gjatë procesit të maturës shtetërore, etj.

13. Gjatë këtij viti elektoral janë tenderuar vlera të cilat tejkalojnë disa herë buxhetin e
miratuar të një ministrie të caktuar.

14. Nëpunës të administratës publike, të regjistruar si kandidatë në zgjedhje, nuk kanë
përmbushur detyrimin për të kërkuar pezullimin apo largimin nga detyra.

15. Nëpunës të administratës publike, në kundërshtim me ligjin, janë përfshirë në fushatë
zgjedhore, në mbështetje ndaj subjekteve elektorale të mazhorancës, apo në intimidim
të votuesve apo punonjësve në varësinë e tyre, duke i shërbyer në këtë mënyrë forcave
të caktuara politike.

16. Ka rezultuar se raste të përfshirjes së administratës në fushatë të jenë evidentuar
vetëm në ministritë apo drejtoritë e drejtuara nga ministra/drejtorë teknik. Pothuajse
nuk ka pasur asnjë raportim për raste të tilla nga ministritë apo institucionet e tjera.
Madje edhe në rastet kur është adresuar nga ana e një ministri në një institucion
varësie, sërish nuk është marrë asnjë masë, pavarësisht se provat kanë qenë të
pakontestueshme.

17. Gjatë fushatës zgjedhore sipas të dhënave zyrtare nga ana e organeve tatimore janë
kryer rreth 3600 lëvizje të burimeve njerëzore në administratë publike në kundërshtim
me nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Në të gjitha rastet e verifikuara nga Task Forca ka
rezultuar që vetdeklarimet nga institucionet e monitoruara kanë qenë të rreme. Kjo
çështje është adresuar në Prokurori nga ZV/Kryeministri, ndërkohë që është penguar
nga protokolli i Kryeministrisë për veprime të mëtejshme

Ky raport i shpërndahet anëtarëve të task-forcës, subjekteve zgjedhorë, OJF me objekt veprimtarie në fushën e zgjedhjeve si dhe partnerëve ndë rkombëtarë e pjesëmarrësve të tjerë në proces. Ndërkohë qeveria e ka quajtur raportin të pavlefshëm.

/Oranews.tv/