23
Sh, SH
2745 New Articles

Ish-deputeti i LSI i bashkohet zyrtarisht PS

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste.

Ai ka hyrë paraditen e sotme, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste duke iu bashkuar zyrtarisht kësaj partie.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, ai u kandidua nga Kryeministri Edi Rama për deputet, ku nuk arriti që ta fitojë mandatin.

Ky bashkim i tij me PS, vjen pas ftohjes me LSI gjatë kohëve të fundit. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e kandidoi Brahon në zgjedhje, duke sjellë edhe afrimin me PS, në momentet e fundit.