18
Sh, N
2975 New Articles

Qeveria e re, reagon Bardh Spahia: Na kthyet 27 vite pas !

POLITIKE
Typography

Deputeti i Partise Demokratike ne Shkoder Bardh Spahia, ka reaguar ne nje status ne rrjetin social facebook, pas publikimit te emrave te kabinetit te ri qerveritar nga Kryeministri Rama. Spahia, ne statusin e tij ka deklaruar se ajo cfare u prezantua sot nga Kryeministri Rama, eshte fatkeqesisht ajo qe do te shoqeroje, edhe shqiptaret mes krimit, korrupsionit, dhe rikthimit te pinjolleve te bllokut. Qershia mbi torte e kesaj legjislature eshte shprehur Spahia, eshte Kryetari i Kuvendit, ish Ministri i Brendshem i 2 Prillit te Shkodres, ku u vrane 4 djem te ri shkodran dhe u plagosen me dhjetra te tjere eshte shprehur Spahia. 

Statusi i Plote:

 

Te nderuar miq! Kabineti i prezantuar sot nga Rama eshte simbolika me e qarte e asaj cfare e pret vendin kater vitet e ardhshme. Eshte qeveria e korrupsionit, krimit dhe e rikthimit te pinjolleve te bllokut komunist.Vetem ne 1 mandat u kthyem 27 vite pas! Te gjithe aty, kush ishte i pamundur per shkak te moshes biologjike e delegoi pjesmarrjen ne femije nipa dhe mbesa! E qershia mbi torte Kryetari i Kuvendit, ish Ministri i brendshem i 2 Prillit te Shkodres!
Nje popull qe harron eshte i destinuar te perserise gabimet!