18
Mer, T
2793 New Articles

“Gjaku nuk bëhet ujë”, shpërthen vajza e Jozefina Topallit

POLITIKE
TIPOGRAFIA

Nje dite pas ceremonise perkujtuese te Konferences se Pezes dhe shfaqjes atje te portrerit te diktatorit Enver Hoxha ka reaguar ashper vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Reagimi i Megi Topallit

“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.

Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

meg

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre.Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes,ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist.Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.

Por gjaku nuk behet uje.Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste.Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.

Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet