19
D, N
3006 New Articles

Përgjimet bashkojnë Kryemadhin me Bashën, gati aksioni opozitar

POLITIKE
Typography

Pas daljeve në media, ku denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin, dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po mbajnë një takim.

Kryetarja e LSI-së bashkë me kreun e grupit parlamentar, Petrit Vasili kanë shkuar në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, ku pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta takimi mes Kryetarit të Partisë Demokratik dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura, në selinë e Partisë Demokratike ku theksi i bisedës ka qenë te qasja e opozitës pas akuzave ndaj mazhorancës si të lidhur me krimin.

Më herët, Basha dhe Kryemadhi patën edhe një deklaratë për mediat, në selitë respektive, për dosjen “Habilaj”, dhe përfshirjen sipas tyre në trafikun e drogës, të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ky është takimi i parë mes kryetarë të opozitës, pasi më heret kanë unifikuar qëndrimet e tyre për cështjet që e bëjnë bashkë LSI dhe PD.