19
D, N
3006 New Articles

Opinion/ Enderr Europiane - Nga Ted Kopliku

POLITIKE
Typography

Isha ne nje takim nderkombetaresh. Ne dore mbaja nje valixhe shume te rendesishme, ishte valixhja e Rames. Ne fakt ishte valixhja e Kryeministrit te Shqiperise, e cila ishte e nje rendesie te vecante, si valixhja e bombave nukleare te Donald Trump fjala vjen, pra ishte valixhe protokolli tashme. Shkaku qe une gjindesha prane tij ishte zv.KM, e cila me kishte gjetur ate vend pune.

 

Ajo me shihte krenare, me nje buzeqeshje te ngjitur ne fytyre, si nena kur shikon te birin diten e pare te shkolles. Ashtu i ndrojtur si diten e pare te shkolles isha edhe une. Ne fillim parkuam keq e kjo me habiti, me pas na e hapen deren dhe ketu mbeta pa fjale. Sa doli nga makina, Rama filloi te fryhej dhe valixhja te rendohej. Si duket fytyra me paditi dhe Senida me tha ne vesh: "T’thash qi s'asht pun e thjesht, por paguhet shtrenjt.”

 

Shpejt mberritem me Seniden ne salle ku u ulem, nderkohe qe Rama vazhdoi me disa kolege, me sa kuptova une, per te bere foto. Pas nje ore Rama erdhi dhe u ul mes nesh. Filloi te postonte fotot ne FB dhe buzqeshte si nje shimpaze i vetekenaqur. Aty valixhja gersiti pak. Rames i erdhi koha te fliste, ne kete moment gjeta mundesine te pyesja Seniden - "ca ka ktu brenda qe ndryshon peshen here pas here?" - ajo ma preu shkurt - "nuk asht puna jote kjo". Une insistova dhe ajo si gjithe shkodranet u dorezua te pjesa e thashethemeve apo zbulimit te sekreteve - "jane pordhet e Rames", nderkohe ai mori fjalen dhe zonja me tha - "mos fol, ta nigjojme."

 

Ai fliste dhe ndante fajet per mos progresin e Shqiperise, her opozites, here tepsise, here pjates se nxhete, por me se shumti atyre qe ishin ne salle, te cilet spo i besonin kufjeve. Fliste e fliste dhe valixhja gati sa nuk po shperthente. Ne nje moment u plasarit pak dhe doli nje ere e cuditshme. U bera merak dhe pyeta Seniden edhe nje here se cfare duhet te beja?! Tha - "prit o burr, na len me nigju, prit sa tkryjn shefi e po na tregon ai ca me ba.". Nderkohe shefi kreu diskutimin e ajo me shpjegoi proceduren: - "Gjate kokteilit shefi do flase me koleget, nese ata nuk jane bindur nga fjalet qe tha, atehere ti do shtypesh kyt butonin, kodi eshte qorri_2013. Kjo do hipnotizoje sallen dhe kemi sjellur Endrin te beje pjesen tjeter, pjesen e hipnotizimit." "Ska mundesi, do vije era" - i thashe une i trembur. "Ti je demokrat, ju s’hani pyke" - tha - " me kete kimikat çudiberes ne i fituam dy zgjedhje. E kemi hedhur thuajse ne çdo miting dhe vetem dy here kemi deshtuar. Nje here ne Shkoder dhe nje here ne mitingun tuaj permbylles. Ne Shkoder, se shkodranet kane pordhe edhe kur nuk kane breke dhe ne Tirane, ngaqe ishte perzier me pordhen e njerit prej kandidateve aty dhe u kthye ne gaz helmues.”

 
Do kete qene edhe kandidati nga Shkodra mendova une, se si ne asnje qytet tjeter kishte 18 pretendente.

 

Nderkohe qe Rama fliste me nderkombetaret e kuptova qe punet spo ecnin mire, sepse valixhja kishte filluar te lehtesohej. Tashme ajo pothuajse mbahej me nje dore, por prap ishte e rende dhe me siguri mjaftonte per te helmuar apo hipnotizuar ato qindra te pranishem. Nuk e di a nga qendrimi gjate me Seniden apo ngaqe po me zinte edhe mua pordha nga valixhja, por po e shikoja me admirim Kryeministrin tone. Vertete ai kishte bere shume per Shqiperine, mjafton ti shikoje thinjat nga stresi dhe rrathet poshte syve nga lodhja.

 

Tashme ishim ne krye te shume renditjeve boterore, por shqiptaret ishin mosmirnjohes nga natyra. Gati po enderroja fushat me lule qe gjindeshin ne cdo cep te Shqiperise, kur nje ze i holle me tha: "Leshoje!". Ishte Fuga. Ngaqe u tremba nga zeri i holle me shpetoj nje pordhe - " jo kete, por ato te valixhes " - vazhdoi zeri qe hollohej gjithnje e me shume, sikur te kishte helium ne salle.

 

E leshova! Salla si duket kishte pasur vertet helium, e gjitha per te dalluar intrigen e Rames ose ishte pordha ime ajo qe e kishte kthyer ne boomerang efektin e valixhes. Ashtu si ne pishina, qe urina e ben jeshil ujin, ashtu salla u mbush me nje gaz jeshil me ngjyre dhe ere hashashi. Vrapo tha nje ze i holle femre diku pas mjegulles. Nderkhe qe po dilnim, lexoj per Sajmir Tahirin, i cili ishte zbuluar per lidhjen me trafikun e droges. Sapo mberritem ne makine i hodha kafen ne fytyre Rames, si ne filmat amerikan.

 

- "Turp te vije, e shkaterrove kete vend" - i thash. - "Turp te vije ty Tedi qe flet keq per vendin tend" - me tha. - "Ai s'eshte me vendi im, ke bere ca ke dashur, boll u fshehe nen strehen e nacionalizmit o maskara."

Ne ate moment erdhi policia dhe na ndaloi. Para nesh kishte nje podium, me nje vend te vetem dhe me nje numer, me numrin 1. Sapo dolem me vendosen nje medalje ne qafe, gjate kesaj kohe arrestuan stafin e qeverise bashke me Kryeministrin. – “Hip” - me thane, - "ja pra" - tregonte me gisht nga une nje burre ne smoking - "mjaftoi nje pordhe nga populli qe te rrezonte Ramen dhe gjith skemat e tij prej 5 vitesh.

Nuk eshte faji yne qe ky popull ka frike edhe te çfryej gazrat e jo me nervat."

 

Edhe me kishte thene Senida qe te mbash pordhet e Rames paguhet shtrenjte. Se dija qe kishte sens humori ajo vajze. Ne sfond ishte "Bitter Sweet Symphony", muzika e alarmit qe me nxori gjumin.

 

 

Nga Ted Kopliku