19
D, N
3006 New Articles

Llalla, mesazh Ramës: Prokurorët të punojnë të pandikuar

POLITIKE
Typography

Përplasja e djeshme e Kryeministrit Rama me Krimet e Rënda për rastin e Tahirit, ka sjellë edhe reagimin e Kryeprokurorit Llalla.

Ky i fundit i ka dërguar një mesazh të qartë kreut të qeverisë, duke i shprehur se disa nga institucionet shqiptare nuk e kanë bërë detyrën e tyre si duhet në luftën kundër kanabisit.

E për akuzat se çështja e Tahirit është vetëpërdoret nga Prokuroria, Llalla është shprehur se prokurorët janë zotë të çështjes, ndërsa hetimet duhet t’i zhvillojë të pandikuar edhe kur në hetim janë zyrtarë të lartë.

“Do të bashkëpunojmë me Italinë për të luftuar grupet kriminale, por kjo është e pamjaftueshme. Hetimet e anti-mafias kanë zbuluar se janë trafikuar sasi droge të mëdha në Itali. Situata nuk është më e mira e mundshme. Institucionet duhet të jenë më efikase për mbledhjen e informacionit dhe referimet. Të sigurohet kontroll më i rreptë i vijës kufitare. Këto institucione nuk kanë përmbushur korrekt detyrat e tyre. Qeveria ka hartuar një strategji, që është duke u përmirësuar është shtuar edhe forca me autoritetet franceze. Në Shqipëri është miratuar reforma në drejtësi. Prokurorët janë zotët të cështjes, por hetimet duhet t’i zhvillojë të pandikuar edhe kur në hetim janë zyrtarë të lartë. Ne besojmë që do të punojmë që këto standarde të arrihen” deklaroi ai.

Aktiviteti me temë “Lufta kundër lëndëve narkotike” u organizua me mbështetjen e ambasadës franceze në Tiranë. Ndër të tjera Llalla tha se hetimet e antimafias kanë vërtetuar se janë trafikuar tonelata drogë nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa ka theksuar se kemi mbështetjen e Francës në luftën anti-terror.