19
D, N
3006 New Articles

Berisha leshon "bomben": Rama shkeli kodin e mafias

POLITIKE
Typography

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë mjaft të fortë në lidhje me çështjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, Berisha ka thënë se Rama në lidhje me Tahirin ka shkelur kodin e mafjes dhe për shkak të kësaj Tahiri kishte të drejtë të fliste pasi kur të shet kryekumbara e ke plumbin pas koke, thotë Berisha.

Berisha tha se dosjen për Tahirin e dinte Rama dhe se ai e bëri publike.

 “Rregulli i heshtjes funksionon nga të gjitha palët, përndryshe është pklumbi pas koke, e shkeli Edi Rama, Saimir Tahiri nuk kishte asnjë detyrin të qëndronte në heshje sipas kodit të mafies, kur kryekumbara të dënon je i dënuar me vdekje, mjafton të kujtojmë fjalët e Tahirit “Jam vetëm” tha.

Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se kryeministri është i frikësuar në lidhje me 5 dosje ku sipas tij është i implikuar.

“Dosja e Xibrakës është kryesorja, dosja e Shullazit, dosja ku del në biseda me trafikantë të tjerë ku u thotë gjëra të paimagjinueshme, të regjistruara, dosja me klientelën e afërt të biznesit, dosja e Xhafës”, tha Berisha. (B.H/Shuplaka)