19
D, N
3006 New Articles

Opinion / Vallja e sigurt e pinguineve

POLITIKE
Typography

Nga Ted Kopliku

 

Pinguinet shtyjne njeri tjetrin nga shkembinjte per te kontrolluar rrezikshmerine e terrenit, nga prania e shkembinjve apo prezenca e grabiqareve te detit. Kam bindjen qe ashtu si pinguinet, Rama ja leshoi mediave historine e Sajes, qe ato t'ia leshonin opinionit publik. E gjitha kjo per te testuar te dyja palet, bashke me palen e trete te ambasadoreve dhe nderkombtareve ne pergjithesi. "Si reagojne ato ne nje rast te tille?"

Ne nje te neserme te afert kjo qe po i ndodh Sajes do t'i ndodhe Edit dhe sot po shikojne gjithe pinguinet e qeverise dhe mbare politikes qe ne kete det shkembinj nuk paska, grabiqare jo e jo.

Kjo qe po ndodh me Shqiperine ngjan me ate qe ka ndodh ne dy mandatet e para te Putin ne Rusi, me nje ndryshim te vogel qe ekonomia ketu u shkaterrua vitet e fundit, pervecse pushteti u kriminalizua. Nderkohe ne Rusi te pakten ekonomia pati rritje te ndjeshme ne vitet 2001 - 2008.

Pra, cila eshte arsyeja qe populli nuk reagon, mireqenia jo, por frika i shpjegon te gjitha. Atehere, shkarkojme B. Hajdarmataj dhe çdo prokuror qe guxon te hetoje politiken shqiptare (sic paska kerkuar Ulsi) dhe me gjykaten ska nevoje te merremi, se ate rol e ka marre tashme Parlamenti me shumice socialiste.

Si mund te pranohet kjo maskarade?! Si guxojne te mendojne qe shqiptaret i besojne te gjitha keto. Saimiri me syze, qe i ka shitur makinen Habilajve, me pas ja ka rimarre ne perdorim ate, qe i duhen 20 milion euro per fushate dhe qe ka vec pozicion ne politike me shume se kriminelet qe diskutojne, nuk eshte Saimiri jone. Per kete Saimiri ju betohet, ai ka kerkuar deri ne Itali per pafajsine e tij ne Shqiperi. Ka nje leter ne dore qe e thote kete, se ai eshte i paster ne Katania dhe kete leter e tund sot me fort se Elvisi te veten dje.

A do kete te merkuren mes atyre 74 deputeteve burra e gra te ndershem qe do te refuzojne kete histori (Te pakten pese burra e gra te pergjegjshem i meritojne shqiptaret ne kampin qeverises) apo te gjithe nje zeri do thone ate qe thoshte ajo militantia, e cila mallkonte gazetaren per pyetjet e papershtatshme: "Saimiri eshte SHUME i pafajshem, jo thjesht i pafajshem."

Tashme ne jo vetem duhej te merreshim me pinguinin qe ra nga shkembi, por duhej te hipnim mbi shkemb per te kapur edhe ate qe e shtyu.

Kjo nuk po ndodh, sepse, sic ka thene Rama per kater vite, ne nuk jemi krijesa deti, jemi kafshe toke. Jemi qente qe lehim kur karvani mbush Italine ne droge. Jemi qente shqiptare, qe sipas shprehjes, kur lehin nuk kafshojne. Jemi qente, qe sipas videos qe pame para pak kohesh, shume shpejt do masakrohemi edhe nese lehim. Padroni nuk do te bezdiset, e lehura e shqeteson MAFIA-N!