19
D, N
3006 New Articles

“Plas” në PS, akuza për falsifikim ndaj Kryebashkiakut në Fushë Arrëz

POLITIKE
Typography

Tensione dhe akuza mes socialistëve të Fushë Arrësit.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, njëherësh edhe krahu i djathtë në fushatë i kryebashkiakut, ka akuzuar kreun e Bashkisë Fushë Arrëz për falsifikim të dokumentave.

Franka Toplana, e cila njihet ndryshe edhe si “truri” i fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale në këtë bashki, ka thyer heshtjen duke nxjerrë nga nën dhe, atqë cfarë flitej prej ditesh në Fushe Arrëz.

Ajo ka hedhur keto akuza në një status të publikuar në rrjetin social facebook, duke lëshuar akuza ndaj kreut të Bashkisë Fushe Arrëz, Fran Tuci.

Çdo gjë duket se ka nisur për shkak të një shkresë nga Tuci drejtuar kreut të arsimit në Pukë, Nikolin Prenga për shkarkimin e drejtorit të Qëndrës kulturore të Fëmijëvë në Fushë Arrëz, Mark Toplana I cili është dhe bashkëshorti I Toplanes.

Në statusin e saj ajo I kujton ish bashkëpuntorit të saj në fushatat elektorale se si i kishte ngjitur shkallët e bashkisë, ndërsa i premton se ashtu siç e ndihmoj ti ngjiste ashtu do ti ndihmoj dhe ti zbres teksa e akuzon për falsifikim të list-prezencës së punonjësve të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz.

“Unë jam ajo Franka që gjithmon kam thënë fjalë të mira për ty! Unë jam ajo, që të dhashe doren të ngjitje shkallet e bashkisë! Edhe tani, po të them "Të lumtë dora " se do të të shtyj të shkosh aty ku e meriton!, shkruan ndër të tjera Franka Toplana një ndër shtyllat e Partisë Socialiste në Fushë Arrëz, teksa shpjegon situaten e krijuar duke denoncuar hapur atë të cilit I organizoj fushaten për tu zgjedhur kryetar bashkie afro tre vite më parë.

“Atij i duhet me patjeter ulja nga detyra e drejtorit të QKF, sepse duhet me patjeter të marrë shpërblimin për këtë! Dhe, strategjia me të cilen mendon të realizoje shkarkimin është kjo : Me doren e vetë dhe me vullnetin e lire, fallsifikon listprezencen e QKF Fushë Arrëz, dhe pikërisht këtë fallsifikim zyrtar e përdor si motiv për ulje nga detyra të drejtorit. Mirpo dita që ka fallsifikuar kryetari me doren e tij, rezulton të jetë ditë pune intensive dhe e protokolluar ne librin e mbledhjeve të QKF Fushë Arrëz në prezencen e të gjithë kolektivit” shkruan në reagimin e saj Franka Toplana.

 

 

Tashmë situate në selinë rozë në Fushë Arrëz nuk është më e qetë, pasi kjo e fundit ka deklaruar se do të denoncoj edhe në Prokurori abuzimet e Kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz.