19
D, N
3006 New Articles

Deklaratat nga Shkodra - Kryemadhi: Rama të dorëzojë Lolon

POLITIKE
Typography

“Rama të dorëzoje Lolon dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.”

Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në qytetin e Shkodrës.

Ndër të tjera ajo është shprehur se LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal, informon zyra e shtypit e kësaj partie.

LSI është e vendosur të demaskojë këtë kryeministër Lolo dhe të gjithë zinxhirin kriminal.  Rama një kryeministër në ikje i frikësuar.”

Kryemadhi akuzoi Ramën se censuroi në televizione aktivitetin që u mbajt dje në Tropojë ku PD e LSI ishin bashkë për përurimin e statujës së Azem Hajdarit. 

“Nga frika Rama censuroi në televizione aktivitetin madhështor për Azem Hajdarin.  Gjendja e varfërisë dhe e papunësisë në Shqipëri alarmante. Qindra mijera familje jetojnë me pak se 2 dollarë në ditëQeveria u zhvati 70 milionë euro qytetaterëve, për t’ua dhënë oligarkëve.  Më këto para do të ishin financuar 70. 000 vende të reja pune. “
/Oranews.tv/