19
D, N
3006 New Articles

Susanne Schütz: Po ndjekim me përpikmëri situatën politike

POLITIKE
Typography

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz  tha se po ndjekin me përpikmëri situatën politike në vendin tonë

. Nga Dibra, Susanne Schütz deklaroi se po ndjekin edhe atë se çfarë po bën qeveria.

“Kjo është qeveri e re dhe kjo qeveri ka shumicën në parlament dhe do të jetë në gjendje të bëjë shumë”, u shpreh ambasadorja gjermane.

Ndërsa ambasadorja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin, nuk pranoi të komentojë situatën politike.

“Ketu jemi vetëm për Dibrën, kur të kthehemi në Tiranë do të flasim për situatën politike”, i tha gazetarëve Romana Vlahutin.

/Oranews.tv/