22
D, T
2803 New Articles

TE TJERA

Grid List

Nje nga investimet me madhore ne qarkun e Shkodres, eshte padyshim segmenti Shkoder - Velipoje.

Hije përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Kryeministri Edi Rama ka çelur rubrikën e tij “Mirëmëngjes” duke uruar sot shqiptarët në ditën e lumturimit të Nënë Terezës.

Në statusin e tij social Facebook, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES 😀 dhe gëzuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës 🙏🇦🇱”.

 

Por ashtu si çdo ditë, komentuesit nuk kanë ngurruar ta kritikojnë për situatën në vend. Një prej tyre thotë se Nënë Tereza mbronte të varfrit, ndërsa kryeministri Rama mbron ish-ministrin Tahiri. Atat thotë se Rama duhet t’i hiqte Tahirit të drejtën për të ushtruar funksionin e deputetit.

KOMENTUESI
: Nene Tereza ka mbrojtur gjithmone te drejtet, ndersa ju po mbroni Saimir Tahirin qe pervec shkarikimit nga detyra do te duhej ti hiqej e drejta te ushtroje profesionin e plitikanit per te gjithe jeten.
Nje krah i djathte i juaji i perlyer ne krime kaq te renda dhe Ju te mos dini asgje , kjo eshte vetem genjeshter zoti Rama.
Nene Tereza do te kishte bere te pamunduren qe nje njeri si Dritan Zagani te mos e linte kurre Shqiperine, por te qendronte aty sepse vendi yne ka nevoje per persona te ndershem sikurse ishte ajo vete.
Nene Tereza ne nje moment te tille nuk do ishte ndalur tek bindja politike e djathte apo e majte, ajo do kishte bere cmos per te zbardhur te verteten vetem per hir te popullit te saj…etj etj.
Ju nuk jeni te denje te permendni emrin e kesaj Zonje , sepse vetem e perlyeni ate.

 

 

 Është çuar deri në fund amaneti i albanologut Robet Elsie për t’u prerë në Shqipëri.  Ai është varrosur  në Theth. Arkivoli i trupit te albanologut eshte mbajtur nga banoret e komunitetit te thethit ndersa ritet e cermonise funebre jane mbajtur duke respektuar traditen shqiptare sic ishte deshira e tij.  Albanologu Robert Elsie, prehet tashme ne alpe, mes shqiptareve qe i deshi me shume se cdo i huaj tjeter. 

Familjaret falenderojne popullin shqiptar qe realizoi deshiren e tij te fundit.

 

 

 

 

Studiuesi dhe përkthyesi i njohur, kanadezi me origjinë gjermane, Robert Elsie  u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare pak ditë më parë. I qetë, i qeshur, i urtë, i pazë, modest e timid, pa rrahur gjoksin, larg skenave e projektorëve, fjalë- pakë e punëshumë, Elsie qëmtoi për vite të gjata dëshmi të kulturës shqipe, në biblioteka e arkiva, anekënd botës. 

 

 

 

 

 

 

Inspektoratet Shtetërore nuk duhet ta ndëshkojnë sipërmarrjen, por të bashkëpunojë duke e  formalizuar atë.

Mes zjarrit dhe bores, me mungese kushtesh dhe logjistike, me paga qesharake dhe pa asnje motivim, ato jane heronjte e heshtur te alpeve tona.

 

E pranishmne ne ceremoninë e fillimit të universitetit të Shkodrës, ka qënë edhe Zv/ Kryeministria Senida Mesi, e cila vleresoi jo vetem universitetin e Shkodrës por u shpreh e gatshme ne emer te qeverisë shqiptare që të mbeshtese këtë vater të dijes.

 

"Ftoj pedagoget te bejne studime shkencore, te perpilojne projekte , te punojne per zhvillimin ekonomik te Shkodres.  Une do ju mbeshtes, qeveria ju mbeshtet". U shpreh keshtu zv kryeministrja e shqiperise Senida Mesi

 

 

 

Universiteti i Shkodrës, numëron 6 famultete me 25 cikle të studimit, nderkohe qe ky vit, shenon edhe jubileun e këtij universiteti, 60 vite ne sherbim të brezave dhe studenteve në Shkodër dhe më gjerë

Keshilli Kombetar i Territorit ka miratuar Planin Vendor te Bashkise Shkoder. Lajmi eshte bere publik nga Bashkia Shkoder ne faqen e saj ne Facebook. Ne shenimin e bere thuhet: “Bashkia Shkoder, sot ka dokumentin themelor te zhvillimit.  Një tjetër premtim i mbajtur për banorët e Shkodrës!
Këshilli Kombëtar i Territorit i ka hapur dritën jeshile të këtij plani vendor të Bashkisë Shkodër. 
Shkodra ka tashmë “kushtetutën” e zhvillimit. Me asnjë kundërshtim, KKT miraton këtë plan, një arritje historike për çdo banor të Bashkisë Shkodër, nga Thethi në Velipojë. Një hap i madh për zhvillimin e Shkodrës, zhvillimin e potencialeve, resurseve dhe territorit tonë të përbashkët.”

 Pertej statures jo te zakonshme me te cilat jemi mesuar te shohim vajzat studioze, kjo eshte studentja e ekselences e prezantuar ne nisje te vitit te ri akademik.

Jenifer Tota ne provime ka marre noten 10 , e megjithate si per te treguar se nuk ndjek modelet e gatshme te shoqerise, ka preferuar qe nje vit ti shkeputet librave dhe studimeve per te filluar me pas fakultetin ekonomik Mundesite financiare kane bere qe vajza te mos levizte jashte vendit apo drejt kryeqytetit per studime , e megjithate ajo eshte e bindur se zgjedhja qe ka bere per te studiuar ekonomik do ti hape shume rruge ne jete.

Biseda me kete vajze ishte totalisht spontane , e njejte me prezatimin qe i beri vetes ne nje auditor te mbushur me akademike , pedagoge dhe studente. E shpenguar dhe plot besim ne vete kjo vajze thote se dijet fitohen ndersa inteligjenca eshte e lindur .

Advertisement