29
E, Q
2471 New Articles

Vjedhja e thesarit të shtetit; 3 vite burg për Elivar Golemin

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Prokuroria ka dhënë sot petencën për ish-inspektoren e përgjithshme në Bankën e Shqipërisë Elivar Golemi, lidhur me vjedhjen e thesarit të shtetit.

Organi i akuzës kërkon 3 vite burg për Golemin. Kjo e fundit akuzohet për shpërdorim detyre. Është Gjykata ajo që do të vendosë nëse Golemi do të dënohet apo jo.

Ish-Inspektorja Elivar Golemi u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit të 2016-ës, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës”. Pas qëndrimit në qeli për rreth 2 muaj, u vendos që Golemi të gjykohej e lirë.

Elivar Golemi u arrestua së bashku me Guvernatorin e Bankës në 5shtator të 2014-ës. Ata të dy u akuzuan për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë.