24
H, P
2107 New Articles

Ish-drejtori i policisë: Basha është kërcënuar. Rama të mos neglizhojë

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Këshilltari i grupit parlamentar të PD-së për sigurinë, Agron Kuliçaj,ish-n/drejtori i policisë, deklaroi sot në emisionin “Kjo Javë” se ishte në dijeni të kërcënimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

“Jam vënë në dijeni për këtë kërcënim. Mendoj që mund të jetë bërë për destabilitet. Këto paralajmërime duhen marrë seriozisht. Unë i kujtoj zotit Rama se ndaj tij ka pasur një kërcënim pas protestës së 21 janarit. Në atë kohë kemi marrë masa të forta. Personin që e kërcënoi me SMS zotin Rama e identifikuam, e arrestuam dhe e çuam para drejtësisë. Përsa kohë ka informacion, çdo nënvlerësim ka pasoja”, deklaroi Kuliçaj në “News 24”.