23
D, K
2555 New Articles

"Pashket" Myftiu ka nje mesazh per Shkodranet

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

 

Pashket kane ardhur te bardha ne Shkoder, teksa kleret e besimit fetar kane respektuar festen e ringjalljes dhe kryer vizitat tradicionale si ne kishen ortodokse ne shkoder ashtu edhe ne sallen Kardinal Mikel Koliqi,  prane Katedrales "Shen Shtjefni" 

Pas takimit me monsignor Angelo Massafra, Myftiu i shkodres Imam Muhamed Sytari  tha se ne kohe te trazuara eshte e nevojshme qe kleriket te japin shembullin e tolerances, ndaj nje marshim i perbashket ne emer te vlerave te shoqerise do ishte mjaft domethenes.

Imam Muhamed Sytari mohoi se mund te kete percarje mes feve ne Shkoder, por pranoi se ka abuzime dhe tentativa per te perfshire besimtaret ne vorbullen e keqinformimit ndaj atyre i duhet treguar rruga e drejte qe eshte ajo e bashkimit dhe paqes.  

 

 

Shkodra ne shekuj ka spikatur per vlerat e bashkejeteses fetare teksa  eshte ruajtur tradita e vizitave te ndersjellta, jo vetem mes klerit te fese por edhe familjeve te besimeve te ndryshme ne Shkoder.