24
H, P
2107 New Articles

Gjoba karburanteve, penalizohen dy subjekte ne Shkoder

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Inspektoriati Shtëtëror Teknik ka gjobitur 19 karburante gjatë muajit mars. ISHTI bën me dije se gjobat janë vendosur për mungesë cilësie por edhe për mungesë dokumentacioni.

Në total ISHTI ka vendosur 7.2 milionë lekë gjoba. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Mars 2017.

Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM  nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar. Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Mars 2017 janë gjobitur 19 subjekte”, thuhet në një njoftim të ISHTI.

	karburant

	karburant

	karburant