20
H, N
3024 New Articles

Shkodra miraton planin vendor

AKTUALITET
Typography

Shkodra i ka ndezur dritën jeshile planit të përgjithshem vendor.

Ai mori 26 vota pro dhe 1 abstenim në mbledhjen e këshillit bashkiak, duke i dhënë jetë shtyllave kryesore të zhvillimit qe do të ketë kjo bashki për 15 vitet e ardhshme. Kryeqendra e veriut është parë si një rajon policentrik dhe plani mbetet një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm.

Përpara miratimit të tij, këshilltarët kishin pikëpyetjet e tyre rreth pikave të caktuara, për të cilat edhe kërkuan sqarimet përkatese. Një nga pikat e forta që shihet në zhvillimin infrastrukturor janë lidhjet përmes autostradave, asaj veri – jug, si dhe adriatiko – joniane.

Në këtë mbledhje kaloi edhe një pikë e dytë e rendit të ditës që kishte të bënte me miratimin e përfshirjes së pronës në listën e inventarit të pronave të bashkisë.

/tv1-channel/