23
D, K
2555 New Articles

Një grua drejtuese në Policinë e Shtetit

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Furtuna e ndryshimeve në Policinë e Shtetit që ndodhi sot solli edhe vendosjen e një gruaje në krye të një Drejtorie mjaft të rëndësishme, si ajo për Kufirin dhe Migracionin.

Aida Hajnaj është emëruar ditën e sotme me urdhër të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në postin e Drejtores së Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.

Deri më sot këtë post e mbante Genc Merepeza, i cili është ende në pritje të një detyre të re, e cila nuk i është përcaktuar akoma. Ndërsa Hajnaj mbante deri në këto momente detyrën e shefes për Hetimin dhe Pastrimin e Parave.