19
Sh, G
2658 New Articles

Muriqan, zgjedhjet dhe Muaji Ramazanit, shmangin radhet

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Muaji Qershor ka shtuar levizjet ne piken kufitare te Muriqanit, ndonese zgjedhjet paralamentare ne Kosove dhe po ashtu muaji i Ramazanit ka bere qe turistet dhe vizitoret te spostojne levizjet per muajt e ardhshem. 

Sipas te dhenave te zyrtareve ne kete pike te kalimit kufitar qe nga nisja e muajit qershor kane hyre dhe dale gjithsej 35 mije e 549 shtetas. Ndresa sa i takon automjeteve jane 12.mije e 842 mjete qe kane pershkuar kete pike kufitare. Pjesa derrmuese e personave qe kane  levizur rezultojne te  jene te huaj.    Te njejtat burime thone se fluksi me i larte i levizjeve eshte diten e merkure dhe te shtune pasi ato dite udhetojne  linjat e perhershme  Itali - Gjermani. Ndaj tyre ka patur nje vemendje te vecante sa i takon kontrolleve te bagazheve te pasagjereve apo dergesave te posacme. Kjo pasi qe nga fillimi i ketij viti jane konstatuar 4 raste te transportit  te lendeve narkotike. Kjo ka rritur kujdesin jo vetem te policise kufitare por edhe te vete agjensive per te mos marre ne dorezim pako pa i kontrolluar me pare.   Po per evidentimin e rasteve te trafikimit te lendeve narkotike permes pikave kufitare behen cdo dite minimalisht 15 kontrolle mjetesh dhe individesh.

Sa i takon fluksit me te larte gjate dites ne piken kufitare te muriqanit, eshte ne mengjes heret , kjo pasi cdo dite nga zonat e shkodres , jane afro 200 punetore qe i drejtohen anes tjeter te kufirit ne pune sezonale.