22
D, T
2803 New Articles

E diela, nderpriten punimet ne rrugen Shkoder - Velipoje

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Fundjava ka sjelle nderprerjen e punimeve per rikonstruksionin e rruges Shkoder- Velipoje.

Ndonese rikonstruksioni i ketij segmenti ka perkuar me startin e sezonit turistik mesa duket eshte menduar nje forme proviziore per te mos shkaktuar trafik te pakten ne muajin e pare te punimeve. Sic konstatohet fluksi i levizjeve eshte shtuar drejt zones me te frekuentuar turistike ne veri te vendit.

Ndersa ka patur kritika se punimet ne kete segment kane nisur ne kohe te papershtatshme pasi do sillnin trafik te renduar dhe kaos, cka do ndikonte dhe ne zbehjen e vizitoreve te cilet mund preferonin zona te tjera per te evituar kalvarin e rruges deri ne distinacion. Megjitahte nderprerja e punimeve gjate kesaj fundjave ka treguar nje menaxhim te mire te situates, megjithese kuptueshem te perkohshem.

Punimet kane nisur ne muajin qershor dhe referuar projektit do zgjasin deri ne dhjetor te vitit 2018. Ndresa vlera e ketij financimi kap shifren e 6 miliard e 600 milion lekeve. Gjithë rruga është 18 kilometra. Janë 20 milion dollarë investimi që ka filluar dhe po punohet paralel në të tre lotet. Një pjesë e rrugës del jashtë linjës, është një pjesë e rrugës së re, e cila eliminon zonat e banuara që krijon një mundësi për shpejtësi më të lartë edhe për trafikun, për ta spostuar nga fshatrat. Rruga shkon 7 metra e gjerë, me asfalte dhe ndriçimin e zonave të banuara.”