19
Sh, G
2658 New Articles

LSI Shkoder denon ashper dhunen ndaj Kryetares se LSI dhe LRI

AKTUALITET
TIPOGRAFIA

Akt i turpshem ! Dhunohen kryetarja e LSI Puke Sajmira Laçi dhe kryetarja e LRI Puke Romina Kuçi.

Ato kane qene duke u rikthyer nga Fushe - Arrezi per ne Puke kur rreth 20 mbeshtetes te partise socialiste i kane dale perpara duke ushtruar presion psikologjik dhe i kane kercenuar me jete. Per pasoje kryetarja e LRI, Romina Kuçi ka humbur ndjenjat ndersa ka pesuar deme ne koke.

LSI e qarkut Shkoder, denon dhunen ndaj kryetares se LSI Puke, Sajmira Laci dhe kryetares se LRI Puke, Romina Kuci, te ushtruar nga njerez te strukturave te PS. LSI i ben thirrje strukturave te policise se shtetit, te garantoje rendin dhe sigurine per nje fushate me standarte zgjedhore. Asgje nuk e ndal vrullin e LSI per te dale force e pare politike. 
Kercenimi ndaj drejtuesve te LSI ne Puke, per me teper qe jane dhunuar dy gra, eshte nje turp, por nuk e demotivon aspak punen e LSI, perkundrazi te gjithe strukturat jane te angazhuara maksimalisht ne komunikim me qytetaret per te dale force fituese te dielen e ardhshme