18
Sh, N
2975 New Articles

Rama me kostum dhe atlete të bardha, ne Samitit të Triestës

AKTUALITET
Typography

Me kostum klasik, kravatë dhe atlete të bardha sportive. Këtë look ka preferuar për të rënë në sy edhe një herë kryeministri Edi Rama në Samitin e Triestes.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë në FB që video ku tregohet takimi që Rama ka zhvilluar me kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama bën të ditur detaje nga ky takim dhe për çështjet e diskutuara.

“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”, shkruan kryeministri Rama.